Komisioni parlamentarë për transparencën e fajdeve pati përballë kryetarin e këshillit mbikqyrës të firmave piramidale Faraudin Arapi, ky i fundit duke i dhënë përgjigje pyetjeve të drejtuara nga antarët e komisionit të drejtuara nga debuteti Arben Imami, ka deklaruar fakte të reja lidhur me partë e kreditorëve. 30 milionë dollarë të kësaj shume ndodhen aktualisht në bakant e Zvicrës, Italisë, Hungarisë dhe Greqisë, ato janë transferuar prej disa drejtuesve të firmave piramidale. Zoti Arapi tha se për shkak të mungesës së marveshjeve për ndihmë reciproke me këto vënde, përveç Hungarisë, rrezikon që aspak ose vetëm një pjesë e kësaj shume të kthehet në Shqipëri. Megjithate kryeadministratori Arapi tha se janë hapur disa procese gjyqësore dhe civile në këto shtete, për të bërë të mundur kthim e të paktën një pjese të shumës. Lidhur me shkeljet në procedurat e bllokimit të dokumentacionit të firmave piramidale pas kolapsit të tyre, Arapi vuri në dukje se për firmat Gjallica dhe Sude kanë ndërhyrë dy institucione që nuk i gëzojnë këto kompetenca.

Faraudin Arapi: “Për shoqërinë Sude dhe Gjallica është bërë një gabim, mund ta quajmë një gabim ligjorë, që ndërhynë dy institucione ose organizma që me ligj nuk i takonte të vepronin dhe të vinin dorë mbi shoqëritë tregtare në atë periudhë, ta deklaronin të falimentuar shoqërinë Gjallica dhe Sude, të merrnin dokumentacionin, siç ishte shërbimi i lartë i kontrollit që ndërhyri dhe bëri dhe akt ekspertime, dërgojë edhe ekipe kontrrolli në filal dhe në degë dhe shërbimi informatik kombëtarë, më pas ky dokumentacion i kalojë organeve të prokurorisë. Pra këto dy institucione nuk e kanë të drejtën të hynë në aktivitetin privat të shoqërive, çfarë ka bërë nga informacioni që kemi ne nga organi i prokurorisë që në mandat pagesat kryesisht të shpenzimeve, në rrjedhjen kronologjike të dokumentave financiare, që një mandat pagese fillon me numrin 30 dhe vazhdon me numrin 58”.

Për konfliktin mes administratorëve të fajdeve dhe përmbaruesve , Arapi u shpreh se ka pasur shkelje nga të dy palët, ai pranojë se indetifikimi nuk është kryer për 1800 debitorë, një pjesë e të cilëve thuhet se janë biznesmenë të fuqishëm dhe politikanë.

Arben Imami: “Ju i keni indetifikuar dot se cilët janë konkretisht, domethën ju vërtetoni dot që Arben imami është Arben Fari Imami dhe Faraudin Arapi është Faraudin emri i babait Arapi, për këta 1800?

Faraudin Arapi: “Po në pjesën më të madhe pasi jenë debitorë masiv të njohur me vlerat milonëshe dollarë, që dihet se cilet janë, kush është në Gjirokastër, kush është në Tirane Albert Xhani, kush është Gjergj Luca, kush është Faraudin Arapi e të tjerë, për të mos përmendur më shumë. Janë por nuk veprohet, jo nga ne por nga ata që janë në zyrat e përmbarimit gjyqsorë”.

Raportimet e kryeadministratorit të fajdeve do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, ku pritet të dalin të tjera hollësi për transparencën e këtyre firmave, ku vetëm nga debitorët mendohet të jetë shkaktuar një humbje prej 100 milionë dollarësh./tvklan.al