Të tjera detaje të rënda janë mësuar në lidhje me tragjedinë në Vlorë, ku mamaja dhe djalin humbën jetën tragjikisht pasi u dogjën nga zjarri në banesë.

Burime për ABC News thonë se ka dyshime që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme. Nga ekspertiza paraprake u konstatuan shenja dhune në trupin e nënës dhe të djalit. Nëna kishte shenja në qafë, ndërsa djali në kokë. Autoritetet do të bëjnë një ekspertizë më të thelluar mjeko-ligjore. Autoritetet do të bëjnë një ekspertizë më të thelluar mjeko-ligjore.

Salkie Hoxhallari 73 vjeç dhe Olsi Hoxhallari 43 vjeç u gjetën të vdekur nga zjarri që përfshiu banesën e tyre në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 04:20. Familja Hoxhallari nga Maliqi, prej 15 vitesh jetontë në Vlorë. 

Si u zbulua ngjarja

Nusja e 43-vjeçarit, i cili humbi jetën bashkë me nënën e tij, ishte personi i parë që gjeti trupat e djegur. Në mbrëmje, ajo bashkë me djalin e vogël ishte larguar për gjumë në dhomën e saj, e cila është e veçuar nga kuzhina. Vjehrrën dhe të shoqin i la ende duke parë televizor, e ngrohur në sobën me dru. Ka qenë ora 4 e mëngjesit, kur ajo nuhati erën e tymit. Kur shkoi në kuzhinë çdo gjë kishte marrë fund. Nënë e bir ishin karbonizuar. Hetuesit mendojnë se fillimisht, nënë e bir mund t’i ketë zënë gjumi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Kurse banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru. Në trupin e viktimës Olsi Hoxhallari u gjet edhe një cigare. Policia paraprakisht e ka cilësuar ngjarjen aksidentale, por megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. 43-vjeçari herë pas here emigronte në Greqi për të siguruar të ardhurat familjes. Ai ishte kthyer para festave të fundvitit dhe ishte baba i një djali të vogël. 

/tvklan.al