Të gjitha pikëpyetjet rreth vizitës se kryetarit të PS Edi Rama në Athinë janë shuar. Kjo është salla e teatrit të krishtlindjeve në stadiumin Galatsi në veri të Athinës.

Socialistët presin jo më pak se 6000 emigrantë shqiptarë dhe mediat greke shpresojnë se fjalimi i tij nuk do të kenë të bëjë me çështjet mes Greqisë dhe Shqipërisë sidomos me referencë Fredi Belerin në një vjetorin e paraburgosjes së tij.

Në sfondin gjeopolitik kjo vizitë e Ramës në kryeqytetin grek vjen një ditë para udhëtimit të Kyriakos Mitsotakis në Ankara për një takim me Recep Tayyip Erdogan me të cilin udhëheqësi shqiptar ka marrëdhënie të ngushta. Me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Edi Rama  fton shqiptarët e Greqisë të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet të dielën  në stadiumin “Galatsi” në pjesën veriore të kryeqytetit grek. Klan Neës sjell keto pamje nga parapërgatitjet e eventit për të cilin ka punuar këtë muaj stafi i PS dhe kryeministrisë shqiptare duke koordinuar me palën greke elementet që kanë të bëjnë me sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin..

Kryeministri i Shqipërisë flet për një “moment të rëndësishëm krenarie.”

Ftesa e Edi Ramës shoqërohet me një foto të Akropolit dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip “Bmë” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Sipas informacioneve Ed Rama pritet të mbajë një fjalim me bashkatdhetarët e tij që jetojnë në Greqi në orën 10:30-11:00 të mëngjesit të së dielës. Ndër të tjera ai do të prezantojë një propozim që do të mundësonte votimin me postë të emigrantëve.

Po ashtu ai ndërsa pritet të shpallë emrat e 20 shqiptarëve që janë dalluar në Greqi, secili në fushën e tij, persona që do të marrin rol aktiv në fushatën e tij elektorale. Edi Rama pritet të flasë për Shqipërinë e 2030-ës, duke u ndalur te perspektiva e anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Mbas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në Asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën të anëtarësohen në Partinë Socialiste.

I pyetur për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis theksoi se është një “vizitë private” por  do të merren të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve të tij.

Sipas tij pala greke dëshiron që të tregojë me veprimet e saj respektin për shtetin e së drejtës”.

Klan News