Liverpool zyrtarizoi Arne Slot si trajnerin e ri të ekipit. Halandezi do të pasojë Jurgen Klop në stol, që qëndroi në klubin anglez për nëntë vite. Sipas të kuqve Arne Slot ka rënë dakord për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke nisur nga detyra nga data1 qershor 2024, ndërsa ka aplikuar për një leje pune.

Slot siguroi Kupën e Holandës në muajin prill dhe udhëhoqi Feyenoord në fitimin e titullit të tyre të parë në gjashtë vite në sezonin 2022-23. Slot më parë kishte ngjallur interesin e klubeve të Tottenham, Chelsea dhe Leeds. Ai nënshkroi një kontratë të re në majin e kaluar për të qëndruar te Fejnord deri në vitin 2026.
Por së fundmi i komunikoi klubit që dëshironte të bënte një tjetër hap në karrierën e tij.

Gjatë qëndrimit të tij te Liverpool, Klopp fitoi Champions League në 2019, Premier League në 2020, FA Cup në 2022, si edhe dy trofe Carabao Cup në 2022 dhe 2024. Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën UEFA në 2019. Klopp njoftoi largimin e tij nga të kuqtë në muajin të këtij viti, ndërsa vuri në pah mungesën energjisë për të vazhduar menaxhimin e klubit në nivele të larta.

Klan News