Avokati Ilia Ilia është dhunuar para godinës së gjykatës dhe prokurorisë së Durrësit paraditen e kësaj të enjteje nga dy persona ende te paidentifikuar.

Ilia dyshon se motiv i kësaj ngjarje është një konflikt që ai ka pasur ditën e mërkurë me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj në një seancë gjyqësore. Para se ta qëllonin dy personat e kanë thirrur ne emër avokatin për ta identifikuar. Avokati tregon për mediat atë çfarë ndodhi.

Ilia Ilia njihet si avokat i të fortëve të Durrësit e Shijakut, Durim Keçi, Lulzim Berisha. Ndërsa mbron edhe Fadil Kasemin, i cili gushtin e kaluar vrau gjyqtaren Fildez Hafizi në Tiranë.

Tv Klan