Një banesë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Sipas Policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në Sauk.

Mësohet se nga flakët është përfshirë një banesë në katin e dytë të një pallati, e cila është në pronësi të I.Ll.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë banorëve të godinës.

Ndërkohë në terren vijon puna përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al