Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka pranuar që të merret në pyetje nga FBI si pjesë e hetimit në lidhje me atentatin ndaj tij gjatë një tubimi në Pensilvani në fillim të këtij muaji.

FBI nuk ka dhënë ende detaje për sa i përket datës se kur do të zhvillohet intervista apo arsyet specifike për të cilat do të pyetet Trump.

Ndërkaq gjatë një telefonate me gazetarët, BBC ka bërë të ditur se nga zyra e FBI është thënë se Trump do të pyetet vetëm në kuadrin e një “objektivi” ashtu sikundërse veprohen në çdo rast tjetër të ngjashëm.

“Ne duam të dimë perspektivën e tij, për atë që ai pa,” tha Kevin Rojek, një agjent special i FBI.

Pavarësisht aludimeve hetuesit nuk kanë dalë ende në një përfundim specifik në lidhje me motivet që mund ta kenë çuar 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks që të hapë zjarr nga Donald Trump më 13 Korrik.

FBI thanë gjithashtu se hetuesit besojnë se Crook kishte bërë një planifikim të kujdesshme përpara atentatit.

Gjithashtu sipas mesazheve të publikuara së fundmi thuhet se 20-vjeçari është parë rreth 90 minuta më parë se sa të kryente sulmin. Atentati ndaj Trump u cilësua si një dështim për Shërbimin Sekret Amerikan, drejtoresha e të cilit dha dorëheqjen disa ditë pas atentatit.

/tvklan.al