Shembja e një hoteli në Gjermani ka marrë jetën 2 personave, ndërsa 7 të tjerë u plagosën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23.00 të së Martës, në qytezën jugperëndimore Krov, rreth 100 kilometra larg Bonit.
Autoritetet thanë se në momentin e shembjes, të paktën 14 persona ndodheshin në ndërtesë.
5 të tjerë shpëtuan pa lëndime, ndër të cilët edhe një fëmijë. Të paqarta janë ende shkaqet e shembjes së ndërtesës.
Tv Klan