Një shtetase italiane ka rënë në prangat e policisë në Kapshticë, pasi iu gjet lëndë narkotike. Siç raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi, 31 vjeçarja po udhëtonte në drejtim të Greqisë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ndërkohë që e kishte fshehur lëndën narkotike canabiss sattiva në një qese mbeturinash.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare është zbuluar sasia prej rreth 300 gram hashash. Shtetasja italiane ka deklaruar se e kishte për përdorim vetjak, ndërsa është arrestuar nga policia. Kontrollet në doganën e Kapshticës janë rritur ndjeshëm edhe për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të ndryshme të paligjshme.

Klan News