Frika u hodh pas krahëve dhe lumi Sena u njoh me kampionen e re të maratonës së notit. Holandezja, Sharon Van Rouwendaal fitoi garën e 10 kilometrave për vajza për t’u kurorëzuar me medaljen e artë të kësaj disipline.

Për të përshkruar distancën, 30-vjeçarja kërkoi 2 orë 3 minuta e 34 sekonda, duke lënë pas krahëve Moesha Xhonson.

Australianja udhëhoqi thuajse gjatë gjithë garës, por në fund u dorëzua, kjo falë edhe vështirësive që hasi në rrymat e forta të lumit Sena.

Pesë sekonda ishte distanca mes tyre, por që mjaftoi për të shpallur të artë holandezen Rouwendaal.

Medalja e bronztë u fitua nga Italia me notaren Tadeuçi. Kjo ishte medalja e dytë e artë olimpike për holandezen, pas asaj në Lojërat Olimpike të Rios në 2016, ndërsa pason atë të Tokios 3 vite më parë ku u mjaftua me një vend të dytë.

Klan News