“Dua familje të madhe”, Klea Huta tregon planet për shtatzëninë e dytë




“Dua familje të madhe”, Klea Huta tregon planet për shtatzëninë e dytë

19:20 23/05/2022

Para pak ditësh, një postim i Klea Hutës në rrjetet sociale nxiti thashethemet se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë. Një karrocë fëmijësh duket se i rizgjon aktores dëshirën për një të tillë, por duket se mbetet veç kaq. Planet për zgjerimin e familjes Klea nuk heziton t’i tregojë hapur në “Rudina” në Tv Klan.

Klea Huta:Po më lind dëshira për një fëmijë të dytë”, thashë. Më pëlqeu karroca…

Rudina Magjistari: Dhe po të lind dëshira nu do të thotë që je apo jo? Do të thotë që do ta bësh, e ke në plan, ke filluar të ndiesh dëshirën për ta bërë një fëmijë?

Klea Huta: Dëshirën, qëndrojmë te dëshira.

Rudina Magjistari: Në kohë je tani, nuk po themi diçka…

Klea Huta: Patjetër, ne jemi familje e madhe me tre motra, mami, babi, jemi rritur me gjyshërit në shtëpi dhe e dua familjen e madhe, por e kemi në plane.

Rudina Magjistari: Po Elgiti? Sa fëmijë janë ata?

Klea Huta: Dy djem. Kështu që unë kam një kunat.

Rudina Magjistari: Pra do të kesh një familje të madhe?

Klea Huta: Dua ta kem një familje të madhe, por se kur nuk di ta them.

Rudina Magjistari: Nuk ke bërë plane për çështje diference, plane moshe?

Klea Huta: Jo. Përkundrazi unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë./tvklan.al













Të ngjashme