Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka mahnitur fansat me pamjen e saj, teksa mori pjesë në dasmën e themeluesit të markës prestigjioze Simon Porte Xhekmes dhe Marko Maestri

Dua di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen me veshjet e saj, por këtë herë i la pak vend imagjinatës. 27-vjeçarja u shfaq sensuale e veshur me një fustan të bardhë të tejdukshëm që ekspozonte të brendshmet e saj, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit.

Me flokët e hedhura krahëve, ylli i Pop-it e kompletoi lukun e saj me një make up natyral, një palë vëthë me lule të mëdhenj dhe një çantë dore të zezë.

Dasma e Simon dhe Marko vjen pas më shumë se një viti. Në qershor 2021, dyshja zyrtarizuan martesën e tyre, por ata vendosën ta festonin së fundmi, të rrethuar nga miqtë dhe të afërmit e tyre.

Klan News