Dua Lipa ka disa ditë që ndodhet në Kosovë e kjo për shkak edhe të Festivalit Sunny Hill.

Ylli i popit krijoi këtë festival në vendlindjen e saj në vitin 2018, dhe që atëherë mbahet çdo vit. Kështu edhe këtë vit, Dua Lipa dhe mijëra të pranishmit u argëtuan në festivalin muzikor për 4 ditë me radhë.

Këngëtarja ka kapur momente nga Sunny Hill dhe i ka ndarë me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Në njërën prej fotove që ka postuar, ajo ka pozuar përkrah Calum Turner duke treguar në këtë mënyrë se ajo nuk e fsheh më dashurinë për të.

Këngëtarja e njohur është në një lidhje me aktorin britanik që nga fillimi i vitit .

Thathethemet për një romancë të mundshme lindën ata u panë për herë të parë së bashku pas premierës së Masters of the Air, dhe ishte revista Us Weekly që konfirmoi se të dy ishin në lidhje.

Klan News