Debutim ëndrrash për Hansi Flick në stolin e Barcelonës. Edhe pse një test miqësor, tekniku gjerman arriti të tregojë të gjithë potencialin e skuadrës që synon trofe këtë sezon. Katalanasit fituan vetëm pas penalltive ndaj Manchester Cityt.

Koha e rregullt dhuroi plot 4 gola, por që në fund nuk kishte fitues pasi shifrat ishin të barabarta me shifrat 2-2. Sulmuesi i ri, Pau Victor realizoi për epërsinë e Barcelonës në minutën e 24-të, para se O’Reilly të barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 39-të.

Kur u duk se pushimi do i gjente në ekuilibër shifrash, Pablo Torre shënoi për të dërguar katalanasit të qetë në dhomat e zhveshjeve. Ishte minuta e 60-të e ndeshjes, kur Jack Grealish barazoi shifrat në 2-2 dhe ndeshja shkoi në penallti. Nga 11 metra larg, spanjollët ishin më të saktë për të triumfuar me shifrat 4-1.

Fitore që jep më shumë siguri për Barcelonën, që i shkakton humbjen e tretë radhazi në po kaq takime miqësore Manchester Cityt. Testi i radhës për spanjollët do të jetë “El Clasicco” ndaj Real Madrid, teksa kampionët e Anglisë tentojnë rikthimin tek suksesi kundër Chelsea.

Klan News