Protestuesit e ekstremit të djathtë në Anglinë veriperëndimore të nxitur nga zemërimi hodhën shishe dhe gurë ndaj policies pranë vendit ku tre vajza u goditën për vdekje me thikë një ditë më parë.

Nga dhuna mbetën të plagosur më shumë se 40 oficerë jashtë një xhamie. Turma e dhunshme që dyshohej se ishin mbështetës të “English Defence League” një grup i ekstremit të djathtë dogji një furgon policie. Ata brohorisnin “Ne duam vendin tonë të kthehet siç ishte më parë” dhe mbanin maska ndërsa hidhnin gjithashtu edhe fishekzjarre duke shkaktuar kaos.

Grupet e ekstremit të djathtë kanë ndezur spekulimet se i dyshuari ishte i përfshirë me Islamin dhe policia tha se dhuna shpërtheu kur disa qindra njerëz filluan të hidhnin sende në një xhami. 

I dyshuari është në paraburgim me dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje pas incidentit në “Taylor Sëift yoga and dance ëorkshop” në Southport, në veri të Liverpool-it, një qendër kërcimi për fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç. Autoritetet kanë bërë të ditur se sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin dhe se i dyshuari ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Keir Starmer dënoi protestat e dhunshme dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje. Dëshmitarët e kanë përshkruar sulmin si një skenë nga një film horror. Përveç tre vdekjeve, tetë fëmijë pësuan plagë të rënda ku pesë prej tyre dhe dy të rritur mbeten në gjendje kritike.

Ky është sulmi më i fundit tronditës në një vend që ka parë një rritje të vrasjeve më thikë duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët dhe kanë rritur thirrjet në mesin e qeverisë për marrjen e masave për të ndalur krime të tilla.

Klan News