Duka: Lamtumirë President Nishani!




Duka: Lamtumirë President Nishani!

18:01 28/05/2022

Ngushëllime për humbjen e ish-Presidentit Bujar Nishani, shprehu edhe kreu i FSHF, Armand Duka.

“Të dashur miq, U trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mençur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares.

Nuk mund t’i harroj momentet e bukura që kaluam së bashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë. Lamtumirë President Nishani!”, shkruajti Duka./tvklan.al













Të ngjashme