helikoptereNjë nga 10 personat e cilësuar si “grupi i zjarrit”, të cilët qëlluan mbi helikopterin e policisë gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin është dorëzuar.

Ai është Pal Dushku 19-vjeç. Policia bëri ndalimi e Gjon Bungu, 52-vjeç, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult.

Ky shtetas dyshohet se duke qenë me detyrën e Kryeplakut të Fshatit Pult, nuk ka zbatuar ligjin për të njoftuar organet e policisë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin e tij.

Tv Klan