Numri i pushueseve në strukturat akomoduese ka shënuar 13% në muajin Korrik. INSTAT raportoi se rritje kanë shënuar edhe turistët rezident me 13.1% dhe ata jo rezident me 12.9% në raport me Korrikun e një viti më parë. Rajoni me rritjen më të lartë të turizmit ka qenë ai në qendër ku kontribuues kryesor mbetet Durrësi pasi ka dhe strukturat më të zhvilluara përsa i përket atyre akomoduese.

Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi ka treguar ae në Durrësi është munduar që shërbimet në restorante dhe në hoteleri të mos rriteshin në një përqindje shumë të lartë duke bërë që të frekuentohej masivisht.

Ka patur një zgjatje të pushimeve, nëse dikush më herët kishte planifikuar të kalonte 4 ditë, në fakt pushimet më të gjata janë bërë deri në 15 ditë në bregdetin e Durrës nga shtetas të huaj por dhe nga ata të Kosovës.

Deri në 10 Tetor thuajse 70% e hoteleve në Durrës janë të pronotuar nga turistë kryesisht të huaj të cilët mbërrijnë me charter por edhe shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë të cilët preferojnë që pushimet t’i kalojnë në vjeshtë.

Përsa i përket pastërtisë në plazhin e Durrësit, njerëzit nuk bashkëpunojnë. Është parë në disa zona që një ditë më parë janë pastruar nga bashkia e qyteti apo vetë subjekti dhe të nesërmen ajo sipërfaqe është mbushur sërish me mbeturina .  /tvklan.al