Dwayne Johnson duket se nuk gabon kurrë kur vjen fjala për të kënaqur admiruesit e tij. Një autobus me të cilin njerëzit shëtisin në kërkim të takimit me një të famshëm, ai del përpara shtëpisë së tij luksoze në Hollivud për t’i përshëndetur.

Në videon e postuar në Instagram, ku numëron 279 milionë ndjekës, Dwayne tregoi anën e tij bujare dhe i solli Krishtlindjet më herët, sa e quajti veten “Dwanta Claus”. Kur autobusi ndalon, aktori pyeti grupin: “Hej djema, dini gjë se ku mund ta gjej The Rock?” E ndërsa ata shpërthejnë në brohorima, ai vazhdon: “Thjesht doja t’ju përshëndesja dhe t’ju jepja disa dhurata”.

“Disa dhurata” nënkuptuan për secilin nga personat një abonim një-vjeçar në Netflix, disa nga pijet e tij energjike, tekilën e tij Teremana, 500 dollarë për secilin që t’i shpenzonin për pushimet e dimrit, televizor gjigand dhe një levë XBox.

Sikur mos të mjaftonte kjo, iu kërkoi të anulonin të gjitha planet e darkës që të vinin si të ftuar specialë në tapetin e ku gjatë premierës së filmit më të ri të tij, “Red Notice”.

Gëzuar Krishtlindjet e parakohshme, njerëz me fat!/tvklan.al