Dy ditë karnavale në Gjirokastër
21:00 18/03/2023
Fëmijë të shumtë bëhen pjesë e organizimit që solli atmosferë të veçantë në Gjirokastër
Për dy ditë qyteti i gurtë i Gjirokastrës u pushtua nga fëmijët. Ata u bënë pjesë e karnavaleve ndërsa sollën maskat me figura të ndryshme ndërsa kishin veshur kostume të personazheve vizatimorë.
Të gjithë shijuan atmosferën e veçantë që u krijua në këtë organizim. Festa u përqendrua në pazarin karakteristik ndërsa fëmijët lëvizën në rrugë të ndryshme të qytetit. Synimi i këtij aktiviteti sipas pushtetit lokal ishte edhe tërheqja e vizitorëve.
Karnavalet u organizuan në Gjirokastrën për të tretin vit radhazi.
Klan News