Dy medalje të arta në harkun e dy orëve, shoqëruar me rekorde olimpike. Është kjo tabloja e dhuruar nga francezi, Leon Marchand, që përformancën e tij në not e shndërroi në një spektakël
Fillimisht në 200 metra delfin, ai theu rekordin olimpik për ta përshkruar distancën me kohën 1 minutë, 51 sekonda e 21 të qindat. Sprinti drejt finishit ishte i jashtëzakonshëm nga ana e 22-vjeçarit për tu ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.
E argjendta i takoi Kristof Milak nga Hungaria, i cili ishte vetëm 54 të qindtat prapa dhe Ilyja Kharun nga Kanadaja ishte i treti me 1.59 sekonda.
Rreth 120 minuta më vonë, Marchand dhuroi sërish emocione, këtë herë në stilin bretkosë. Edhe këtë disiplinë, francezi ishte i jashtëzakonshëm duke treguar edhe njëherë dominimin dhe përgatitjen e madhe për Olimpiadën e Parisit.
Distancë e përshkruar me kohën 2 minuta, 05 e 85 të qindat, shoqëruar edhe rekordin olimpik. Dy medalje të arta që pasojë atë të pak ditëve më parë, në 400 metra not stil i përzier për ta dërguar kështu në tre numrin e vendeve të para deri më tani në Paris. Vendin e dytë në këtë disiplinë e zuri Zac Stubblety-Cook nga Australia (+0,94), kurse të bronztën e fitoi Caspar Corbeau nga Holanda (+2,05).
Klan News