Karriera e golashënueses më të mirë të Brazilit, Marta është vënë në pikëpyetje të madhe. Sfida ndaj Spanjës mund të ketë rezultuar e fundit për 38-vjeçaren, e cila u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërhyrja horror ndaj Karmona, duke e goditur në kokë me taka të ngritura ka vënë seriozisht në dyshim eksperiencën e saj në fushën e lojës.

Mbetja me 10-të lojtare e bëri të vështirë lojën e Brazilit që pësoi humbje 2-0, por u kualifikua në çerekfinalet e Lojërave Olimpike të Parisit.

Ndëshkim që do ulte ndoshta edhe siparin e karrierës së Martës, pasi më parë ka konfirmuar se do t’i jap fund eksperiencës në futbollin ndërkombëtar.

38-vjeçarja luan Olimpiadën e gjashtë dhe ka shënuar në pesë të parat, teksa mban rekordin me 17 gola të realizuar në Kupën e Botës.

Në çerekfinale Brazili i vajzave sfidon vendaset e Francës, me dy herë fituesen e medaljes së argjendtë olimpike Marta që shpreson tek një kualifikim më tej për të mbajtur gjallë shpresat për medalje ari në Olimpiadën e Parisit.

Klan News