Sportisti ekuadorian Brian Daniel Pintado fitoi medaljen e artë në garën 20 km për meshkuj në ecjen sportive në Olimpiadë dhe e shprehu gëzimin e tij, duke festuar njësoj si ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo.

Pintado, 29 vjeç, pasi kaloi vijën e finishit, mori disa sekonda kohë për t’u qetësuar, e më pas u hodh në ajër si portugezi.

Ekuadoriani i cili fitoi medaljen e argjendtë në ecjen sportives 35 km në Kampionatin Botëror 2023 në Budapest, kishte konkurruar edhe në Lojërat olimpike 2016 dhe 2020.

Braziliani Caio Bonfim doli në vend të dytë, me 14 sekonda pas ekuadorianit, ndërsa spanjolli Alvaro Martin fitoi medaljen e bronztë.

Kinezja Yang Jiayu fitoi medaljen e artë në garën 20 km për femra në ecje sportive, duke krijuar distancë 5 km me rivalët dhe e kaloi vijën e finishit me kohën 1 orë 25 minuta e 54 sekonda.

Maria Perez e Spanjës fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa australiania Jemima Montag doli në vend të tretë.

Klan News