Eliminimi nga Lojërat Olimpike të Parisit ka shtyrë Loriana Kuka për tu pensionuar nga xhudo.

Sportistja kosovare mbylli aventurën në kryeqytetin francez pas dy sfidave, duke dështuar për të pretenduar medalje në fund të garës së saj në peshën deri në 78 kilogramë.
27-vjeçarja nuk kurseu lotët pasi vendosi që t’i japë fund karrierës në xhudo.

Loriana Kuka, xhudiste: Kjo ka qenë gara e fundit për mua. Kam dashur që të përfundoj më mirë, por jam krenare me aq sa kam arritur deri më tani,  

Gjatë karrierës së saj, 27-vjeçarja ka fituar medalje të bronzta në Kampionatin Botëror, dy medalje në Kampionat Evropiane, një në Lojërat Europiane, dhe një të artë e një të argjendtë në Lojërat Mesdhetare.

Loriana gjithashtu ka fituar edhe shumë gara Grand Slam, ndërsa ishte e kualifikuar dy herë edhe për Lojërat Olimpike, por fatkeqësisht pa arritur të marrë medalje.

Klan News