Një tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin kroat

Një tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin kroat

09:01 22/03/2020

Një 15-vjeçare e plagosur, dëme të shumta materiale

Këto janë pasojat e një tërmeti të fuqishëm që tronditi kryeqytetin kroat Zagreb në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke plagosur disa persona. Një 15-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Lëkundja e fortë u regjistrua rreth orës 6 të mëngjesit me një magnitudë 5.4 të shkallës Rihter. Ajo u pasua nga një tjetër më e lehtë 4.6, ndërsa lëkundje më të lehta kanë vazhduar gjatë gjithë paradites. Lëkundjet e tërmetit dëmtuan rëndë disa ndërtesa në afërsi të qendrës së Zagrebit, të cilat datojnë prej 1 shekulli.

Shembja e disa mureve dëmtoi dhjetëra automjete të parkuara aty pranë. Në rrjetet sociale qarkullon kjo video ku tregohet stafi mjekësor i një materniteti në Zagreb, që ndihmon nënat me fëmijët e tyre të porsalindur që të dalin jashtë.

Hera e fundit që Kroacia është goditur nga një tërmet i fuqishëm ka qenë 140 vjet më parë, në vitin 1880. Të shtunën Parga e Greqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 5.6 e shkallës Rihter, ku pati vetëm 2 të plagosur lehtë por dëme të konsiderueshme materiale.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi