E Diela Shqiptare-12 Janar 2020



E Diela Shqiptare-12 Janar 2020

12:58 12/01/2020

Pas 24 vitesh i shpreh pendesë: Unë e dija që kishte lekë dhe i rashë në qafë…

Zonja Besnike, prej 24 vitesh mban një peng brenda vetes. Ajo ka zgjedhur programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për të falenderuar vëllain për borxhin që ai i dha, në mënyrë që ajo dhe familja e saj të blinin një shtëpi. Rrëfimi i saj në studio është shoqëruar me emocione të mëdha.

Ajo ka treguar vështirësitë ekonomike që familja e saj është përballur, por edhe sesi komposimi që prisnin të merrnin nga toka që burri kishte, nuk erdhi kurrë.

Besnike: Unë kam ardhur për një mesazh falenderimi për vëllain tim që quhet Skënder Xhepa. Dua ta falenderoj për një gjë që ka bërë për mua sot dhe 24 vjet para. Para 24 viteve kur ishin firmat piramidale ku gjithë njerëzit shkonin për ti çuar lekët, për ti dyfishuar, si ta them unë të gjitha.

Ardit Gjebrea: Lëre mos na kujto se kemi lënë ndonjë lekë aty.

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Ardit Gjebrea emocionohet nga historia e Besnikes me të vëllanë: Është shumë e vështirë…

Dashuria e vëllait për motrën është shumë e madhe dhe e tillë që të bëjë çdo gjë. “Ka një mesazh për ty” ka sjellë ditën e sotme historinë e zonjës Besnike, e cila prej 24 vitesh nuk mund ta shohë dot vëllain e saj në sy. 

Pengu që ka në zemër i shkakton dhimbje të madhe sepse ajo nuk mund ti kthejë dot borxhin që i ka marrë.

Për shkak të vështirësive ekonomike, Besnike detyrohet t\i kërkojë lekë vëllait, por të blerë shtëpi dhe ai pa asnjë hezitim ja jep. Por borxhin e marrë nuk mundi t’ja kthente.

Sot ajo ka ardhur në studio për ta falenderuar vëllain dhe për të hequr brengën që ka në shpirt. Historia e saj emocionon edhe drejtuesin e emisionit, Ardit Gjebrea.

Lexo më shumë: Kliko Këtu

18-vjeçarja: Mamaja donte të më abortonte, gjyshja më shpëtoi jetën

Brixhilda është 18 vjeç dhe prej disa vitesh jeton me nënën e saj në Francë. Ka ardhur në Shqipëri vetëm për një arsye dhe ajo është gjyshja e saj. Brixhilda ka kontaktuar programin “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, për t’i bërë një lojë të vogël gjyshes, por edhe për ta suprizuar atë me ndihmën e drejtuesit të emisionit Ardit Gjebrea.

Ajo ka rrëfyer se gjyshja i ka shpëtuar jetën sepse kur mamaja e saj ishte shtatzënë ka dashur ta abortonte, por ka qenë gjyshja që nuk e lejoi diçka të tillë. Gjyshja Safije e ka rritur që kur ishte 5 muajshe dhe prindërit u larguan në emigracion. Madje Brixhilda tregon se ka thirrur për herë të parë mami, gjyshen dhe madje dhe sot e ka të vështirë ta shohë ndryshe.

Safije ka qenë pranë saj çdo moment të vështirë, por edhe të lumtur, dhe lidhja e tyre pavarësisht distancës që i ndan është tepër e fortë.

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Mbesa i bën lojë, gjyshja fillon të qajë

Ardit Gjebrea ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit për t’i bërë një surprizë të bukur gjyshes së Brixhildës.

18-vjeçarja ka udhëtuar nga Franca vetëm për të takuar gjyshen e saj, por ka menduar t’i bëjë një ”lojë” të vogël, duke i thënë se nuk mund të qëndrojnë së bashku me të natën e ndërrimit të viteve.

Për ta realizuar këtë gjë, ajo kontaktoi programin “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan.

Gjyshja e saj përjeton gëzim të madh, por Brixhilda ka edhe diçka për t’i thënë gjyshes.

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Gruaja denoncon ish-burrin polic: Na rreshtonte dhe na drejtonte armën mua dhe fëmijëve

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Deliko. Ajo ka rrëfyer në studio se gjatë martesës së saj 15-vjeçare është dhunuar vazhdimisht dhe me metoda çnjerëzore nga bashkëshorti i saj.

Dhunë kjo që ka vazhduar edhe pas ndarjes. Nga martesa e tyre ata kanë 4 fëmijë, të cilët sipas saj, gjithashtu janë dhunuar nga bashkëshorti.  

Ish-bashkëshorti e mbyllte në një dhomë, nuk e linte të shihte fëmijët, madje e kërcënonte që ajo të mos e denonconte. Për hir të fëmijëve, Deliko ka pranuar gjithçka që bashkëshorti i bënte, por një ditë ajo vendosi të merrte guximin dhe të ndahej prej tij.

Deliko: Jam martuar në vitin 1985 dhe deri në 2001 nuk funksinoi më martesa. Por gjatë kësaj martese unë kam 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Po, ish-burrin e kisha shumë të dhunshëm, më dhunonte, më rrihte fëmijët, çfarë nuk punonte mbi mua, më mbante mbyllur. Megjithatë për hatër të fëmijëve e duroja. Hajt sot, hajt nesër, ai sa vinte dhe më keq.

Lexo më shumë: Kliko Këtu

15 vjet duroi dhunën e burrit, sot kërkon ndihmën e vajzës që e rriti me sakrifica: Jam në mes të katër rrugëve

Zonja Deliko ka rrëfyer në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, dhunën e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, por edhe ndaj fëmijëve. Për 15 vite, ajo nuk mund as ta denonconte sepse frika dhe kërcënimet e tij nuk e lejonin.

Torturat sa vinin e shtoheshin dhe arritën deri aty sa ish-bashkëshorti e mbylli në një dhomë dhe nuk e lejonte të shihte fëmijët.

Në vitin 2001, Deliko merr guximin dhe ndahet, por edhe sot jeton ngjitur me ish-bashkëshortin në atë që dikur ishte kasollja e lopës. Pa asnjë ndihmë dhe në mes të katër rrugëve, ajo ka ftuar në seancën e ndërmjetësimit vajzën e saj dhe kërkon prej saj që ta ndihmojë.

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Dëshmia e gruas lë pa fjalë Eni Çobanin: Ish-burri ka pasur 50 gra, i rrihte dhe i nxirrte lakuriq

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli historinë e pazakontë të zonjës Deliko, e cila në studio rrëfeu dhunën 15-vjeçare nga ish-bashkëshorti.

E braktisur nga fëmijët, ajo sot banon në një kasolle shumë afër bashkëshortit. Znj.Deliko kërkon nga vajza e saj që ta ndihmojë, sepse ndodhet në mes të katër rrugëve. Histosia e saj habit zonën Eni Çobani, por edhe publikun në sallë.

Lexo më shumë: Kliko Këtu




Të ngjashme