E Diela Shqiptare



E Diela Shqiptare

13:05 19/04/2020

Dita e dasmës kthehet në hidhërim, e reja: Atë gjë mos e provoftë as hasmi

Rubrika  “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe tepër të dhimbshme të Xhulias, e cila rrëfeu se si dita e saj më e bukur u kthye në ditën më të trishtuar, për të dhe familjen e saj.

Xhulia rrëfeu se ditën kur krushqit do të shkonin në shtëpinë e saj për ta marrë, gjyshi i saj ndërroi jetë.

Ishte situatë e vështirë  për gjithë familjen, por nuk mund ta shtynin dot dasmën dhe me dhimbje të madhe dhe me shumë lot, Xhulia u largua nga shtëpia, e veshur nuse, edhe me orkestër.

Ardit Gjebrea: Xhulia si ka mundësi që të ndodhi ajo gjë në martesë?

Xhulia: Atë gjë mos e provoftë, as hasmi i themi ne mos e provoftë atë gjë. Është shumë gjë e rëndë për atë që e përjeton.

Ardit Gjebrea: Hajde t’jua tregojmë edhe spektatorëve!

Xhulia: Ishte data 12 Gusht, si dasmë e parë ishte një lokal aty në zonë, babi kishte merakun që të dilte çdo gjë përfekte, donte të bënte dasmën që mos flasin njerëzit mbrapa. Mbi 250 vetë në dasëm, se ishte dasëm e parë. Dasma shkoi mirë. Gjyshi atë ditë nuk erdhi, se tha po rri në shtëpi unë, tha vazhdoi ju, se nuk janë dasmat për mua.

Ardit Gjebrea: Gjyshi nga ana e mamit apo babit?

Xhulia: Nga ana e babit!

Ardit Gjebrea: Pra vetëm gjyshi mungoi atë ditë në dasmë.

Xhulia: Po ndërkohë që ne po vazhdonim dasmën, çdo gjë shkoi mirë. Por unë e ndjeja thellë në zemër se rrija duke qarë, sa shikoj babin unë direkt lotët. Dhe të gjithë vinin më thoshin në vesh, mos qaj se le nam se do dalësh në kamerë keq, do e kesh kujtim për gjithë jetën. Por ishte më e fortë se unë, vetëm qaja se më kujtohej që më thoshte babi, që ditën që do martohesh ti më vër këmbën tek fyti, më mbyt pastaj martohu se unë nuk jetoj dot pa ty, ti je pjesë e imja, si do bëj unë pa ty kur të më ikësh ti. Qaj mami, qaj babi. Mbaroj dasma nga ora 7.

Ardit Gjebrea: Dhe të nesërmen do vinin krushqit të të merrnin?

Xhulia: Po në orën 9 do vinin krushqit. Atë natë erdhi ky kushëriri i babit, hëngrëm darkë, gjyshi ishte nga krahu tjetër tek dhoma e vet, me gjithë gjyshen. Vjen gjyshja dhe tha e di çfarë po më tregonte gjyshi, çfarë ka bërë sot. I thamë ne çfarë ka bërë, jo tha më mirë hajde t’jua tregojë vetë. Vemë ne tek dhoma e gjyshit, ai ishte mirë. E di sot kam shkuar tek pleqtë tek çuni i xhaxhait të vet, që s’kishin marrë pjesë në dasëm se ishin të vjetër. I kam shpërndarë karamele tha, është sikur ju ftova në dasëm, se unë s’do jem më nesër. I thotë gjyshi, domethënë e kishte ndjerë vdekjen. I thamë ne pse ja ke thenë këtë gjë? Epo unë s’do jem nesër do vdes tha gjyshi. Në thamë do ketë kaluar atë vështirësinë e dasmës.

Ardit Gjebrea: Pastaj ju shkuat të flini?

Xhulia: Po kur tek dhoma e gjyshit ulërt gjyshja dhe thotë shpejt se po vdes. Aty babi ulëriti aq shumë, sa e kishin dëgjuar edhe komshinjtë.

Ardit Gjebrea: Ti ndërkohë të nesërmen do dilje nuse nga shtëpia?

Xhulia: Po në orën 5 do shkoja tek parukierja që do bëhesha nuse.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Xhulia: Babi nuk po kuptonte asgjë çfarë të bënte. Ishte moment që kurrë mos e përjetojë asnjë njeri në botë atë lloj momenti.

Ardit Gjebrea: Por pavarësisht vështirësisë, u vendos që dasma të vazhdonte.

Xhulia: U futa nuse, ndërkohë që njerëzit të gjithë po qanin. Ndërkohë që babi me mamin ishin të rraskaptur.

Ardit Gjebrea: Ti kthehesh në shtëpi e veshur nuse, ndërkohë në dhomën tjetër qanin gjyshin që ishte aty?

Xhulia: Po!

Ardit Gjebrea: Pra në një dhomë një nuse që do vinin me orkestër ta merrnin dhe në dhomën tjetër gjyshi që nuk jetonte më?

Xhulia: Po e mbyllen me çelës dhomën tek gjyshi dhe unë iu futa tek dhoma e pritjes, ndërkohë që erdhën krushqit me orkestër.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë ndjeje vetë?

Xhulia: Unë vetë qaja, s’kuptoja më asgjë, i thosha babit nuk mundem, Babi thoshte bëhu e fortë për mua. 

Historia e pazakontë, Xhulia: U fejova 17 vjeç përmes një fotografie

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë dhe aspak të zakontë të Xhulias. Kur ishte 17 vjeç ajo u fejua me mblesëri, me një person që e pa vetëm përmes fotografisë.

Ai jetonte në Itali dhe madje nuk ishte i pranishëm as në fejesën e tyre.  Xhulia u shpreh se fillimisht përmes fotos nuk i pëlqeu, por sot ajo e falenderon Zotin që e solli në jetën e saj.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je fejuar?

Xhulia: 17 vjet!

Ardit Gjebrea: Dhe u fejove me një fotografi?

Xhulia: Kur i tregoj sot gocës nuk e beson, jo thotë mami po më tregon ndonjë film. Jo i them është e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Kush ta solli atë fotografi dhe si pranove duke parë thjesht një fotografi dhe ti ke sot bashkëshortin prej asaj fotografie?

Xhulia: Bashkëshorti im që është sot e kaq vite, jetonte në Itali atë kohë. Vëllai i bashkëshortit tim kishte marrë nusen tek komshiu im dhe jemi në po të njëjtën lagje dhe vjehrri im vinte tek krushku dhe i thoshte dua një gocë të mirë për Gentianin. Ai komshiu jonë, çuni xhaxhait të babit, jo komshiu, fis domethënë jemi, shiko i thotë se ka Nazmiu një gocë të mirë, punëtore, por është pak e vogël. Ai thotë e njoh Nazmiun, pi kafe çdo ditë. Kështu vazhdoi ajo historia, fjalët, bisedat. Çuni i xhaxhait erdhi një natë dhe më solli fotografinë e burrit, burri ishte në Itali.

Ardit Gjebrea: Po të pëlqeu të paktën fotografia?

Xhulia: Jo! Kur e pashë në fillim jo, kur e pashë në fotografi ashtu i dobët, ai ishte 23 vjet. Babi tha unë këtë çunin e njoh se kam pirë kafe kur vjen ne Gusht. O ba i thashë mirë e njeh ti, po si është? Është çun i mirë tha. Mirë i thashë është çun i mirë në kafe, por se di në realitet si është?

Ardit Gjebrea: Fjalë e babit për ty ligj?

Xhulia: Po, po ligj, ky është fati jot tha, unë jam i sigurt tha që ky është fati jot dhe tha beso babin, se babi nuk gabon.

Ardit Gjebrea: Edhe kështu ndodhi?

Xhulia: Po kështu ndodhi! Ne premë atë fjalën, vendosëm ditën që u fejuam që e shpallën, në 14 Shkurt ishte Dita e Shën Valentinit. Edhe ai erdhi në Gusht, nga Shkurti që ishim fejuar me fotografi erdhi në Shkurt.

Ardit Gjebrea: Pra ju u fejuat me fotografiinë?

Xhulia: Po!

Ardit Gjebrea: Pastaj ai erdhi në Gusht?

Xhulia: Po erdhi në Gusht!

Ardit Gjebrea: Kur erdhi në Gusht që e takove, cili ishte impakti i parë?

Xhulia: Nuk më pëlqeu me thënë të drejtën!

Ardit Gjebrea: Po sot të pëlqen se vetëm nuk më pëlqeu po thua deri tani?

Xhulia: Po sot po, nuk e ndërroj me asnje gjë në botë, e falenderoj Zotin që e kam. 

Nëna i drejtohet së bijës: Çoje vajzën tënde tek ish-bashkëshorti dhe shiko jetën

Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan vendosi përballë njëra-tjetrës nënë e bijë. Shkak është bërë një konflikt në familje si pasojë e divorcit të zonjës Bukurie.

Pas problemeve me bashkëshortin, ajo merr vajzën dhe largohet nga shtëpia dhe shkon tek familja e prindërve.

Por edhe aty marrëdhëniet nuk janë aspak të mira, pasi mamaja e saj kërkon që vajza të kthejë vogëlushen 2-vjeçare tek ish-bashkëshorti i saj dhe të shikojë jetën.

Bukurie: Kam ardhur sot këtu dhe kam sjellë mamin se kemi problem në familje.

Eni Çobani: Është shumë e vështirë dhe për mua Ardit, se i kam në distancë njerëzit dhe unë nuk jam mësuar që ta menaxhoj faktin që ti kem larg, se jam mësuar që t’i kem afër, por do mundohem.

Xhevrie: Bukurie ti nuk duhet të më kishe sjellë, por duhet të kishe sjellë ish-burrin tënd, por ç’ta bën fëmija s’ta bën Perëndia.

Bukurie: Por prit pak të lutem! Kam problem zonja Eni se kam dhe një vajzë dhe jam kthyer pas ndarjes nga burri, kam dy vjet që jetoj tek prindërit e mi.

Eni Çobani: Ku ke jetuar me bashkëshortin tënd?

Bukurie: Unë kam jetuar në Kavajë.

Eni Çobani: Sa vite?

Bukurie: Isha 3 vjet e martuar dhe brenda këtyre 3 viteve kam edhe një vajzë.

Eni Çobani: Sa vjeç është vajza?

Bukurie: Është 2 e gjysëm. Zonja Eni unë kam problem shumë të madh, konflikt me familjen, mami më thotë edhe prindërit, çoje vajzën tek babi i vetë dhe shiko jetën tënde.

Xhevrie:  Çoje vajzën tek babi i vetë dhe shiko jetën tënde se unë s’kam çfarë të bëj, as baba as unë. Ne jemi pa pension, pa asgjë, unë kam çunin kam nusen, kam familjen. Të lutem shumë, ti merr vajzën çoja babait të vetë dhe shiko jetën tënde.

Bukurie: Si t’ja çoj vajzën babit të vetë, vajzën e kam lindur unë, nuk e kam gjetur në rrugë të madhe, është një fëmijë ajo.

Xhevrie: S’kam çfarë të bëj unë!

Bukurie: E di!

Xhevrie: Vajzën çoje në Kavajë!

Bukurie: Ai nuk e mban, ajo është një fëmijë, si të hidhet një fëmijë në rrugë? Ajo është një engjëll, është vetëm 2 vjet e gjysëm.

Xhevrie: Ska çfarë bën nëna!

Gruaja: Burri do ikte në Itali të merrej me drogë, por mësova që jetonte me ish-bashkëshorten

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, zonja Bukurie, nënë e një vajze 2- vjeçare, tregoi në studio historinë e saj aspak të thjeshtë.

Ajo pas prishjes së fejesës së parë pranoi të martohej me një burrë, i cili ishte i ndarë dhe kishte dy vajza që jetonin me të, pasi ish-bashklëshortja nuk i mbante.

Bukurie tregon se bashkeshorti i kishte premtuar një jetë si një “princeshë”, por gjërat nuk shkuan ashtu. Dy javë pas fejesës, ai i thotë që do largohet për në Itali, që të merrej me drogë për të bërë shtëpinë.

Por më pas, ajo merr vesh se ai kishte ikur me ish-gruan dhe dy fëmijët.

Bukurie: Zonja Eni meqë isha e fejuar para Ismailit…

Eni Çobani: Pra ke qenë e fejuar njëherë?

Bukurie: Po dhe unë pranova një burrë me dy vajza.

Eni Çobani: Edhe Ismaili ka qenë i martuar me dy vajza?

Bukurie: Po dhe Ismaili kishte dy vajza dhe i kishte ai.

Eni Çobani: Nuk i kishte ish-bashkëshortja?

Bukurie: Jo i mbante Ismaili, se nuk ja mori ish-bashkëshortja, ishte në gjyq. Më tha unë kam dy fëmijë.

Eni Çobani: Pra ti e ke ditur që Ismaili ka dy fëmijë, pra ai nuk ka gënjyer?

Bukurie: Po! Zonja Eni ai më gënjeu dhe më mashtroi.

Eni Çobani: Për çfarë të gënjeu tani?

Bukurie: Më tha do të jetosh si princeshë, do kemi fëmijë bashkë. Shtëpi nuk kam, ishte në themele shtëpia, do punojmë bashkë dhe do ta ndërtojmë. Unë rashë dakord. U fejuam, pas dy javesh ai iku në Itali dhe më tha që do merrem me drogë. Do shkoj në Itali të merrem me drogë dhe të bënim shtëpinë.

Eni Çobani: Ti e pranove këtë? Që ai të merrej me drogë dhe të bënit shtëpinë?

Bukurie: Po e pranova se s’kisha çfarë bëja. Më tha ta prisja për një vit, nëse nuk kthehej për një vit do ishte futur në burg, nëse jo do vijë dhe do bashkoheshim.

Eni Çobani: I dinte familja këto? I dinte Xhevrija?

Bukurie: Jo tani po e merr vesh Xhevrija!

Xhevrije: Pse nuk na tregoje ne?

Bukurie: Mama prit të lutem ta mbaroj deri në fund. Zonja Eni, ai kishte prerë biletën me ish-gruan e parë të ikte në Itali, të bashkohej me familjen e parë, me gruan dhe me dy fëmijët. I kishte dalë një problem në Durrës, policia nuk e di për çfarë dhe e kishte kthyer mbrapsht. Ai kishte ndenjur 1 javë tek ish-gruaja e parë, unë e fejuar.

Eni Çobani: Ju e dinit që ai po ikte me gruan e parë?

Bukurie: Jo më tha do iki të merem me drogë në Itali! Ai kishte prerë biletën të bashkohej me gruan e parë dhe dy fëmijët. Unë nuk dija asgjë. E kishte kthyer policia mbrapsht, kishte ikur tek shtëpia e ish-vjehrrit një javë. Unë e dija se ishte në Itali, ai jetonte me ish-gruan.

Eni Çobani: Pastaj çfarë ndodhi?

Bukurie: Mbas një jave u kthye tek shtëpia e vet, erdhi një natë dhe iku për në Greqi dhe më tha hajde të ikim në Greqi, të punojmë dhe të bëjmë shtëpinë.

Eni Çobani: Ju celebrimin, martesën ligjore kur e keni bërë?

Bukurie: Ne nuk kemi celebrim, se ishte në gjyq me atë të parën.

Fjalë fyese mes dy ish-bashkëshortëve, Eni Çobani ndërpret seancën e ndërmjetësimit

Në seancën e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Bukuria tregoi gjithë problemet me ish-bashkëshortin dhe faktin që ai nuk pranon vajzën e tyre. Ata nuk kanë bërë as celebrim, për shkak të gjyqit që ish-partneri i saj kishte me ish- gruan e parë.

Në një lidhje telefonike, Ismaili u shpreh se ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën dhe dyshimet që ka në lidhje me atësinë e vajzës.

Ata gjatë seancës ju drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese dhe tone të larta. Bukurie e akuzoi për një tjetër lidhje, ndërsa Ismaili si një grua mashtruese.

Ismail: Zonja Eni ka mundësi le të flasi, se unë sot do ja heq maskën asaj. Doja shumë të vija në Shqipëri, por janë mbyllur kufijtë, por pa ja hequr maskën asaj, unë nuk e lë me kaq. Unë kam dy pyetje, nuk flas më shumë!

Eni Çobani: Ti s’je martuar asnjëherë me zonjën Bukurie, por keni sjellë në jetë një fëmijë?

Ismail: Jo asnjëherë dhe nuk ka shans të martohet ajo me mua! Mashtruesja!

Eni Çobani: Atëherë të lutem ju pas kthimit të Bukuries, në familjen e zonjës Xhevrie keni prerë çdo lloj komunikimi, nuk keni asnjë lloj kontakti, asnjë lloj detyrimi ndaj fëmijës së vogël.

Ismail: Jo, jo këtu do dal kundra unë. Tani do flas unë.

Bukurie: Ky është mësuar moj zonja Eni!

Ismail: Ajo kur është kryer në familjen e Xhevries, le ta dëgjojnë të gjithë live, do flasim të vërtetën. Xhevrie një dhe Bukuria dy, të nxirrni videot se unë videot i çoj në YouTube.

Xhevrie: Çfarë është duke thënë?

Ismail: Nuk mbaroj me kaq me këto unë, kërcënimet që kanë bërë ato, nuk ka vdekur Ismaili.

Bukurie: Nga ne asnjë kërcënim!

Ismail: Ajo është një femër e ndyrë që ka ardhur aty.

Bukurie: Ti ke marrë një grua rrugësh, që ka lënë burrin në krevat dhe bredh me ty.

Ismail: Ka mundësi…

Bukurie: O pijanec, o injorant!

Ismail: Nuk do mbarosh me kaq me mua! Do më tregosh ti që ke bërë fëmijën. Kur ke fjetur me mua?

Ardit Gjebrea: Ismail ti bëre një pyetje?

Ismail: Kur ke fjetur me mua ti? Unë kur kam qenë në Shqipëri ka qenë Mars. Kur ke ngelur shtatzënë ti?

Eni Çobani: Zoti Ismail ju nuk e pranoni  që vajza është e juaja apo jo?

Ismail: Pa e bërë ADN-në, me atë lloj fytyre unë nuk e pranoj kurrë në jetë, se unë e njoh veten nuk jam budalla. Unë jam i zoti i vetes. 

Eni Çobani: Ismail pak më i qetë!

Ismail: Ajo goca është nga unë, e kam shpëtuar unë jetën e saj, i kam thënë nuk do ta heqësh vajzën!

Eni Çobani: Ju pretendoni, se janë shumë të rënda këto fakte..

Ismail: Jo fakte, i kam disqe, unë do ja heq maskën ku e ka.

Bukurie: Pse nuk erdhe kur ishe aq burrë, apo kishe frikë që mos bëhej publike?

Ismail: Ti je një copë mashtruese, një copë hajdute, të gjitha të këqijat i ke ti.

Bukurie: Më ngatërron me veten dhe atë që ke marrë me vete, që bredh rrugëve.

Eni Çobani: Ismail të lutem! Nuk të kam thirrur të bësh fyerje publike.

Ismaili: Ti me nënën tate pisëllëqet që ke folur!

Xhevrie: O maskara, o idiot!

Bukurie: Ti je mësuar me një p…. rrugësh!

Ismaili: Ta tregoj unë, mos u mërzit!

Eni Çobani: Jo, jo do ta ndërpresim seancën, se kështu nuk bëhet, nuk të kam thirrur as ty që të shfrysh mbi Ismailin dhe Ismaili me ty!

Ismaili: Do ta nxjerr maskën unë ty!

Bukurie: Ismaili po të jetë burrë të bëjë analizën tek të tre gocat dhe të shikojë se kush është e tij.

Eni Çobani: Nuk e vazhdojmë dot Ardit. Kjo vetëm seancë normale nuk mund të jetë. 

Shkoi për t’i bërë motrës surprizë, por mbeti në Australi

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të zonjës Merita. Ajo para 1 muaji e gjysmë kishte shkuar në Australi për t’i bërë një surprizë motrës së saj për 50-vjetorin e lindjes. Por pas mbylljes së kufijve si rezultat i virusit, ajo ka mbetur aty.

Ka kaluar një kohë e gjatë që ajo ndodhet larg familjes, larg 3 fëmijëve dhe bashkëshortit, por gjithashtu edhe larg vjehrrës së saj.

Ajo tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën, e cila e ka trajtuar gjithmonë si vajzën e saj.

Ardit Gjebrea:  Ti nisesh për të festuar 50-vjetorin e motrës dhe mbetesh atje?

Merita: Po është e vërtetë!

Ardit Gjebrea: Tani ka ditëlindjen vjehrra dhe ti nuk je dot këtu, por ndërkohë të ka marrë malli për 3 fëmijët e tu dhe për Nikolinin?

Merita: Po shumë! Mund ta imagjinosh, kush është nënë e di, por edhe ti që je prind!

Ardit Gjebrea: Mos më thuaj, se dhe unë e kam djalin larg.

Merita: E di, më ka shkuar në mendje dhe kjo. Erdha tek motra, se dhe kjo i ka rritur jetimë, pa burrë të tre fëmijët që ka. E ka marrë kunati i vet këtu në Australi, i ka rritur, janë martuar fëmijët, unë kisha 8 vjet pa e parë nipin, djalin e motrës. Kisha një mall të paparë.

Ardit Gjebrea: Po të paktën je duke u çmallur me motrën, me familjen e saj, je dhe me mamanë tënde!

Merita: Jam duke u çmallur!

Ardit Gjebrea: Por tani ka ardhur momenti që të kthehesh?

Merita: Me mendjen që unë do kthehesha në fakt. Ajo edhe Pashkën pa mua i ka patur shumë të vështira, e kam parë shumë të lodhur, ajo nuk e jep veten, por unë e njoh. Ardit pritja e saj si një vjehërr, gjithmonë pret nusen tek shtëpia, kur e do si vajzën e vet, kur e bën vendin në familje si për vajzën e vet. Unë e kam gjetur në atë shtëpi ngohtësinë e saj, gjithmonë. Edhe kur u nisa për këtu, tha shko nënë vetëm kënaqu ti, se të tjerat i rregullojmë ne këtu. Ajo është një njeri për mua special.

Ardit Gjebrea: Jam shumë i lumtur që sot në mbyllje të programit japim pikërisht këtë mesazh, nusja për vjehrrën, vjehrra që kujdeset për fëmijët e djalit që i thotë nuses, shko ti se do kujdesem unë.

Merita: Ardit kemi tolerancë me njëra-tjetrën, ne shkojmë shumë mirë gjithmonë, edhe unë bëj për atë. Ajo është një familje e madhe, ka festa, gjëra, unë shkoj me të gjithmonë, se burri është në punë, unë jam gjihtmonë më e lirshme, e çoj me makinë. Para një viti, ajo humbi dhe bashkëshortin, pra humbëm dhe gjyshin.

Ardit Gjebrea:  Ah sa keq, pra ka humbur dhe bashkëshortin, pra nuk e ke vjehrrin!

Merita: Jo, ai ishte një njeri special për mua, u bë baba pas babait tim, më deshi shumë. 

Me lot në sy, nusja ka një mesazh për vjehrrën e saj

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli rastin e Meritës, e cila momentalisht ndodhet në Australi për shkak të izolimit. Ajo kishte shkuar për t’i bërë një surprizë motrës së saj për ditëlindje, por nuk e kishte menduar se do qëndronte kaq gjatë.

Merita në Shqipëri ka lënë familjen e saj, 3 fëmijët dhe bashkëshortin, por gjithashtu edhe vjehrrën, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të veçantë.

Vjehrra e saj feston ditëlindjen dhe në pamundësi për të qenë pranë saj, ajo kontaktoi emisionin për t’i bërë asaj një surprizë.  

Merita: Nënë e di se dhurata për ditëlindjen tënde, më e bukura për ty dhe për mua, do ishte që unë të isha aty me ty, pranë jush, pranë fëmijëve, por në pamundësi të kësaj kam bërë të mundur këtë video urimi, mesazh për ty. Gëzuar, gëzuar nga zemra këtë 65-vjetor të lindjes tënde. Të dua shumë, të përqafoj me mall. Je vjehrra më e mirë në botë. Të falenderoj nga zemra për çdo gjë që ti bën për mua, për fëmijët dhe për gjithë familjen tonë. Të përqafoj dhe mirë u gjetsha të gjithëve kurrë të vij.

Liza: Faleminderit moj Meritë, faleminderit, je nusja më e mirë në botë dhe ti për mua. Shumë faleminderit, ishalla vjen sa më shpejt këtu pranë nesh, se na mungon shumë dihet ajo punë. Por kështu erdhën këto gjëra, çfarë të bëjmë.

Ardit Gjebrea: Ishte urimi i Meritës!

Liza: Shumë i mirë!

Ardit Gjebrea: E vuan shumë që nuk është këtu me ju, pranë teje, pranë fëmijëve, pranë bashkëshortit. Por do vijë një moment që do mbarojë kjo histori, do jeni bashkë dhe do festoni. /tvklan.al




Të ngjashme