Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Historia e parë në “Ka një mesazh për ty” te “E diela Shqiptare”, i takon një kohe të largët, por që dhimbja ende nuk është fashitur. Merita ka thirrur babain për ti bërë një surprizë që të takohet me mbesën e tij të cilën ka më shumë se një dekadë që nuk e takonte dhe shikonte. Bëhet fjalë për Manjolën e cila ka humbur prindërit në moshë shumë të vogël dhe më pas motrën. E rritur me dashurinë e gjyshërve nga ana e mamit dhe dajon e saj, ajo për shumë vite i ka humbur kontaktet me xhaxhain dhe hallën.

I pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur, zoti Bajram, tha se nga fëmijët e tij nuk e pret edhe pse ka 7 fëmijë. Ndërkohë që zoti Bajram ka gabuar, pasi ishte vajza e tij Merita ajo që e kishte ftuar në studion e “Ka një mesazh për ty”.

Merita: Unë kam ardhur nga Saranda për të sjellë babain tim. Ne jemi 7 fëmijë dhe jemi të gjithë të martuar me fëmijë dhe jetojmë në Sarandë. Falë dy prindërve ne kemi lidhje shumë të mira me njerë- tjetrin. Por pavarësisht kësaj babai im e ka një peng. Ai ka pasur një vëllai i cili i ka vdekur, si dhe ka dhe një motër. Xhaxhai është martuar dhe ka bërë dy vajza. Në moshë të re i vdes nusja dhe i le dy vajzat, njëra 6 vjeç dhe tjetra 1 vjeç e gjysmë. Ato mbetën jetime dhe xhaxhai detyrohet të martohet përsëri dhe merr një grua tjetër me dy vajza më të rritura. Nuk zgjat shumë martesa dhe xhaxhai im vdes, nga një sëmundje e papritur. Vajzat ngelen jetime dhe babai im donte ti merrte, por ne ishim shumë fëmijë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin gocat kur vdiq xhaxhai?

Merita: Ishin shumë të vogla, nuk e mbaj mend. Klodiana mund të ishte 10-11 vjeçe, kurse Manjola ishte më e vogël. Më pas i morën gjyshërit nga ana e mamasë. Vazhduan vitet, babai shkonte gjithmonë tek mbesat e tija, i ndihmonte me aq sa kishte mundësi. Në vitet 90 ne jemi larguar në Sarandë, babai im merrej me ndërtim, bleu vendin dhe ndërtoi shtëpi. Babi gjatë gjithë kohës kujdesej për vajzat. Kaluan vitet edhe ato u rriten u martuan. Klodiana është martuar në Korçë, me pas u martua dhe Manjola një Pogradec. Klodianës në moshë të re ju shfaq një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetën në moshën 29 vjeçare. La 3 fëmijë të vegjël. Babai shkonte shpesh tek Manjola. Unë herën e fundit që e kam takuar Manjolën nuk e njoh, pasi kam 13 vite që nuk e kam parë dhe nëse e shoh në rrugë nuk e njoh. Manjola është amaneti i babait tim.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e keni kërkuar?

Merita: Po babai im e ka kërkuar dhe pret që ajo të vije ta takojë.

Ardit Gjebrea: Pse na ke shkruar neve?

Merita: Babai im para pak ditësh bëri 70 vjeç dhe doja ti bëja një surprizë Manjolës. Që të takohemi dhe ajo ta dijë që ka shumë kushërinj që e duan dhe presin ta njohim.

Më pas Arditi i thotë Meritës se babai i saj e ka dëgjuar të gjithë historinë dhe është i pranishëm në studion.

Ardit Gjebrea i drejtohet Bajramit duke i thënë se sa shumë fatkeqësi paska kalaur në jetë.

Bajrami: Nusja e vëllait mori dhe nënën time. Ishtë një ngjarje shumë e rëndë brenda tre ditësh humba kunatën dhe më pas nënën, e cila ishte e sëmurë.

Më pas Mertia përqafohet me babain. Arditi i thotë zotit Bajram dhe zonjës Merita, se e ka gjetur Manjolën dhe i kanë dërguar një mesazh.

Manjola e cila ishte ne studio që në fillim të programit vjen nga studio, pa e ditur zoti Bajram dhe zonja Mertia. Ajo therret xhaxhi dhe përqafohet me të si dhe me vajzën e xhaxhait, Meritën.

E pyetur nga Arditi nëse është e lumtur, Manjola tha, pak.

Manjola: Pak. Gjithë këto vite ne prisnim dashurinë e tyre. Njerëzit që më kanë rritur, daja nuk ka thënë kurrë që të mos vinte xhaxhai. Daja dhe nusja e tij më kanë rritur, më kanë martuar. Xhaxhai ka ardhur vetëm njëherë dhe halla. Ata nuk më kanë dhënë aq dashuri. Unë isha e vogël dhe nuk i njihja. Kam qenë në Sarandë vetëm një herë dhe halla vetëm një herë ka ardhur.

Edhe pse Manjola kishte hatërmbjetje me xhaxhai e saj, “Ka një mesazh për ty” bëri të mundur takimin e tyre, pas shumë vitesh.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Rasti i dytë i “Ka një mesazh për ty” ka të bëjë me Irenën e cila është lodhur, pasi duhet të kujdeset për 4 meshkuj, bashkëshortin dhe 3 djemtë e saj. Të jesh e vetme mes 4 meshkujve në një shtëpi nuk është shumë e lehtë. Irena ka thirrur bashkëshortin dhe djemtë e saj, për tu kërkuar ndihmë.

Irena: Jam 42 vjeçe dhe jetoj në Tiranë. Jetoj me 4 meshkujt e jetës sime 3 djemtë, 23, 20 dhe 12 vjeç dhe burrin. Të jesh femër e vetme mes 4 meshkujsh nuk është aspak e lehtë. Unë punoj pranë shërbimeve qeveritare dhe kërkon impenjimin tim maksimal. E kam dhe pak fajin vetë që i kam mësuar ashtu. Fëmijët dalin me shokët, por bashkëshorti nuk është dakord, pasi krahason brezat, krahason veten me të atin. E ka problem që djemtë të dalin me shokët, pasi ata vinë dhe vonë në darkë. Kthimi në darkë mund të jetë në orën 12:00 të natës, apo ndonjëherë edhe më vonë. Dy djemtë e mëdhenj punojnë. Djali im i madh bashkëjeton me të fejuarën e tij. Jeta ime këto dy vitet e fundit ka pasur ngjarje që na kanë bërë shumë të ndjeshëm me njëri tjetrin. Në Janar të 2017 shkoj për të vizituar djalin e dytë dhe mjeku i familjes më thotë që kisha mbushur moshën për të bërë Check-Up, ndërkohë që analizat nuk më kishin dalë shumë mirë. Ndihesha e lodhur por mendoja se e kisha nga puna. Unë u diagnostikova me Hepatitin C, që më rrezikonte seriozisht jetën, nëse nuk merrja mjekimin e duhur. Ishte periudha ime më e keqe e jetës sime, qaja fshehurazi, por nuk u mposhta kurrë. Ja tregova familjes, pasi duhet të merrja mjekim shumë të shtrenjtë.

Ardit Gjebrea: Gjatë kësaj periudhe pati ndonjë reflektim ndaj teje?

Irena: Djemtë dhe bashkëshorti ndryshuan krejtësisht, filluan të ishin më të ndjeshëm dhe më të përkujdesur ndaj mejë. Ndonjëherë mua nuk më pëlqente. Pas analizës që bëra kohët e fundit unë sot jam e pastër nga Hepatiti C. Por këtu ndryshoi situata, pasi e morën vesh se mami u shërua. Por, nuk mban më ujë pilafi dhe unë sot kam ardhur këtu ti mbledh gjithë meshkujt e jetës sime dhe ti them të më ndihmojnë që të mos ndihem përsëri e lodhur.

Ardit Gjebrea: I madhi është me të fejuarën dhe nuk të bezdis shumë?

Irena: Vetëm ndonjëherë kur i duhet ndihma financiare. Ndërsa Jurdian djali i dytë punon kamerier dhe pas pune kthehet tek pasioni i tij është tifoz i zjarrtë i Partizanit. E kam mbështetur, por e shikoj se babai i tij, nuk është dakord. Kam filluar rolin e gjykatëses. Rolin si nënë dhe shoqe, për djalin, por edhe bashkëshorti ka të drejtë. Ndërsa Kalusi, djali i vogël është mes kompjuterit dhe televizionit. Kur i kërkoj ndonjë ndihmë të vogël më thotë, pse më thua vetëm mua. Së fundmi dua të thërras dhe bashkëshortin, e shoh që kohët e fundit ka rënë dhe shkëlqimi në sytë e tij. Të gjithë bashkë do e sfidojmë çdo lloj prove që jeta do në verë përballë, ashtu sikurse unë mposhta luftën kundër sëmundjes.

Stafi i së “Dielës Shqiptare” shkoi tek puna e Jurdianit dhe i tha se në telefonin e tij kishte një mesazh. Ai erdhi në studion e “Ka një mesazh për ty”.

Më pas një mesazh mbërriti dhe telefonin e Leonardit dhe Klausit. Ata erdhën në studio dhe u bashkuan të gjithë.

Leonardi mendon se është gruaja e tij, ajo që i ka thirrur.

Irena dha një mesazh për të gjithë.

Irena e nisi mesazhin e parë për Jurdianin: Ti je djali që unë jam shumë krenare për ty, por mami ka një kërkesë. Dua që midis pasionit tënd të zjarrtë mes Partizanit dhe familjes, dua të bësh balnacën që familja është primare. Pra, mami kërkon që të ti japësh më shumë përparës.

Jurdian: Do mundohem të jem sa më i kujdesshëm me orarin dhe e jap fjalën këtu para të gjithëve.

Më pas Irena i kërkoi Klausit që ta ndihmonte në disa punë në shtëpi, të bëhët më i ndërgjegjshëm për veten e tij. Irena i kërkoi djalit të vogël që t’i kushtojë më shumë vëmendje mësimeve. Klausi tha se është dakord dhe premtoi se do i zbatojë kërkesat e mamit.

Në fund Irena kishte dhe një mesazh të rëndësishëm për bashkëshortin e saj.

Irena: Me ty kam më shumë se gjysmën e jetës. Ti je babai i fëmijëve të mi, bashkëshorti im. Kohët e fundit të ka humbur shkëlqimi në sytë e tu. Ti stresohesh për shumë situata me djemtë. Përpara kësaj studio dua të më premtosh dhe japësh fjalën që çfarëdo lloj prove apo sfidash do na verë jeta ne të gjithë bashkë do e mposhtim sikurse unë mposhta luftën ndaj sëmundjes sime.

Edhe zoti Leonard i premtoi bashkëshortes së tij se do e mbështesë.

Leonardi me dy djemtë Jurdian dhe Klaus u “dorëzuan”. Që nga sot ata do jenë më bashkëpunues e do e ndihmojnë mami Irenën në punët e shtëpisë. Të paktën kështu thanë dhe premtimet kur thuhen duhen mbajtur!

Përtej personazheve të ftuar në “Ka një mesazh për ty” të cilët përcjellin histori nga më të ndryshmet, moderatori Ardit Gjebrea nuk nguron të na tregojë edhe ndonjë detaj nga jeta e tij. Meqenëse sot një prej protagonistëve ishte tifoz me Partizanin, Ardit Gjebrea tha se edhe ai që i vogël ka qenë me Partizanin, por motra e tij u martua me një tifoz të Dinamos.

“Unë do ta mbyll me një thirrje, forca Tirona. Që ta dini ju dhe unë jam një tifoz i Partizanit edhe pse motrën ma mori një dinamovit, kështu që mu fut Dinamo në shtëpi, pastaj miq nga Tirana. Si përfundim u bëra me Kombëtaren, me atë jemi të gjithë”, tha Arditi.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

E braktisur nga babai i fëmijës, familja dhe motra e saj, Julida po përjeton historinë më të vështirë të jetës së saj. Sot në “Rubrikën shihemi në gjyq” ishin të pranishme dy motra Julida dhe Blerina nga qyteti i Librazhdit. Julida është motra e vogël dhe ka pasur një lidhje dashurie nga e cila ka dhe një fëmijë. Por marrëdhënia ka marrë fund dhe tani Julida ka mbetur e vetme dhe pa përkrahjen e askujt, madje as të familjes. Ajo kërkon ndihmë nga motra e madhe, por ajo e ka të pamundur ta ndihmojë, pasi është e vetme dhe me dy fëmijë.

Por babai i fëmijës nuk e pranon atësinë, duke pretenduar se Julida e ka fëmijën me dikë tjetër dhe këtu lind kalvari i peripecive të Julidës.

Eni Çobani: Jam gati të ulem në vendin tënd dhe ta tregoj këtë dhimbje. Kështu që sot është nata jote ta tregosh historinë. Mos i lër vetes tënde dhe bukuroshes që na pret përjashta asnjë gjë.

Julida Sula: Problemi i madh që më ka sjellë mua sot këtu është babai i fëmijës tim. Ai na ka braktisur të dyjave dhe mua mu mbyll çdo derë.

Dera e vetme ka qenë ajo e motrës sime dhe kjo nuk më përgjigjet më sepse më thotë vazhdo kërko drejtësi aty ku është për të kërkuar. Por unë jam e vetme nuk kam ku të kërkoj drejtësi.

Por çfarë ka ndodhur më parë, pse është ndarë Julida dhe ka ardhur në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Julida Sula: Kisha një dyqan parukiere në Librazhd, rrija tek motra, pasi prindërit ishin shumë larg. Ai djali është nga fshati i motrës. Aty u njoha me të, u lidhëm dhe kur doja ti tregoja motrës, ai më tha që mos i trego. Duro, do i bëjmë gjërat familjare. Nga ai moment kam ndenjur 1 vit e gjysmë lidhje. Pjesa më e madhe e fisit të tij më njihte, dilja për kafe.

Blerina: Sot më ka sjellë motra dhe në këtë vend nuk dua të isha unë, por i dashuri i motrës…

Julida Sula: Ku ta sjell unë ata ti e di shumë mirë që nuk më përgjigjet as telefonave. Ata mua më kërcënojnë më çojnë mesazhe që mos ja përmend emrin fare.

Eni Çobani: Mirë është që mos ta përmendim emrin fare, unë kam tentuar. Kam bërë dhe një bisedë më atë, por do e them më vonë.

Blerina: Motra ime jetonte në fshat dhe nuk kishte shumë të ardhme. E mora në qytet dhe i thashë që meqenëse kishte një diplomë për parukeri, hajde hap një dyqan që edhe ti të mendosh për të ardhmen.

Julida Sula: Pse unë doja të shkonte kështu? Unë nuk e dija, ai mua me premtoi shumë gjëra. Ti i ke dyshuar shumë mirë kërcënimet, ku të shkoj me një fëmijë të vogël?

Blerina: Unë jam një grua e ve, kam dy fëmijë. Nuk kam të ardhura, 54 mijë Lek u marr fëmijëve, tani të ngarkohem me motrën time. Dua ta ndihmoj sa më shumë, por nuk kam mundësi. Kërkoji shtetit.

Julida Sula: Dua të më japësh një dorë, sa të bëj gjyqin. Kam shkuar tek Bashkia e Librazhdit të regjistrohem si e pastrehë, por asnjë Lekë nuk më ka dhënë.

Eni Çobani: Si u lidhe me të dashurin? Familja e tij e di që ju sot do të jeni në publik. Mbani një barrë për të gjitha fjalët që thoni. Si jeni lidhur?

Blerina: Motra ti gjejë atësinë fëmijës, pasi ai do të hajë të pijë. Ajo është dhe pa punë dhe nuk ka mundësi.

Julida Sula: Unë kam frikë të dal nga shtëpia.

Eni Çobani: E dinte djali kur ishte shtatzënë?

Julida Sula: Po e dinte, kemi shkuar kemi parë ekon kur isha dy muajsh e gjysmë.

Blerina: Shkova tek kryeplaku i fshatit. Nuk kisha mundësi ta përballoja.

Eni Çobani: Pse shkove tek kryeplaku?

Julida Sula: Në momentin kur familja e tij mori vesh se unë isha 4 muajsh shtatzënë i ati Kujtimi më ka ardhur në shpi dhe më tha ja ku ke 500 mijë Lekë dhe hiq fëmijën. Që nga ai moment ai nuk ma hapi më telefonin.

Ardit Gjebrea: Kur të braktisi i ati i fëmijës?

Julida Sula: Kur isha 5 muajsh shtatzënë, iku se do punonte.

Ardit Gjebrea: Babai i fëmijës të tha të abortoje?

Eni Çobani: Babai i fëmijës pretendon që nuk është babai i fëmijës.

Julida Sula: Unë jam shumë e pastër dhe nëse fëmija nuk do ishte i tij, nuk do dilja këtu.

Kjo situatë ka bërë që mes Julidës dhe Blerinës të ketë një konflikt gjatë gjithë kohës.

Julida ka mbetur mes 4 rrugëve, pasi babai i fëmijës së saj e ka braktisur në muajin e pestë të shtatzënisë. Ai nuk pranon që është babai i fëmijës. Julida troket në derën e motrës së saj të madhe, por Blerina ka dy fëmijë, burrin nuk e ka dhe nuk ka mundësi ta ndihmojë. Gjithashtu ajo është e zemëruar se pse Julida nuk i tregoi asaj, por edhe prindërve.

Po, pse familja e djalit nuk e pranon mbesën e saj?

Julida Sula: Vetëm nëse sheh foton e kupton se sa shumë i ngjan atij. Ata janë një kopje të dy. Edhe motrën prandaj e kam sjellë këtu. Jam në mes të 4 rrugëve, pa punë, pa shtëpi, nuk kam ku të shkoj. Ku ta çoj gocën.

Blerina: Ky hall është shumë i madh, si për motrën si për mua. Unë nuk kam mundësi. Unë e kisha në mendje të vija për hallet e mija, sepse kam një shtëpi me blloqe që vjehrri im e ka pasur kasolle për dhitë. Burri ka qenë shumë i sëmurë, kam qenë në borxhe. Kam luftuar gjatë shtatzënisë së motrës, gjatë lindjes. Kam 5 milionë Lekë kredi. Kam dy fëmijë pa babë.

Julida Sula: Do më lesh dhe ti mes 4 rrugëve?

Blerina: Jam në lagje me atë dhe kur me erdhi motra më tha se jam shtatzënë, më erdhi dhe i ati i djalit, dhe më tha Blerina, ti këtë punë e mbyll, do shkosh ti heqësh fëmijën motrës.

Eni Çobani: Ky është një moment shumë delikat. Ne në këtë seancë ndërmjetësimi nuk mund të themi, as emra, as atësi, as gjysh, pasi ju nuk keni patur një lidhje ligjore, ti je e dashura e djalit. Kam marrë në telefon zotërinë, se ma kërkoi Julida. Më ka thënë zonja Eni të lutem mos u merr me atë vajzë. Ajo iu ngjit djalit dhe do të thotë që fëmija është i joni. Më ka mirëpritur dhe më ka thënë zonjë, kam respekt për ju, mos e bashkoni figurën tuaj me një personazh të tillë, atë e njeh i gjithë Librazhdi. Unë i thashë dashuria e tyre do të përmendet në publik dhe zotëria më tha të bëjë çfarë të dojë. E kam ftuar zotërinë dhe nuk ka pranuar dhe ka thënë fëmija nuk është i imi. Djali i pretenduar si babai i fëmijës, nuk ndodhet më në Librazhd ai është larguar nga qyteti që në momentin që ka marrë vesh ardhjen në jetë të vajzës. Zotëria që kam folur unë nuk mban përgjegjësi dhe i kërkoj publikisht që djali të vijë në Shqipëri, pasi zonja do hapë proces gjyqësor, do të bëhet ADN. Jemi para një rasti që babai i fëmijës i pretenduar nga nëna, nuk e pranon atësinë. Në këtë moment nëna e fëmijës ka të drejtë ti drejtohet gjykatës nëpërmjet një analize të ADN-së ku duhen të jetë prindërit dhe fëmija. Rruga ligjore është shumë e saktë. Nëse ai vjen, ka forma që ai të vijë në Shqipëri.

Blerina: Atë duam të gjithë ne…Është e ulët për mua që ajo të mbajë fëmijën e një njeriu që nuk ia njeh.

Lot, emocione dhe dhimbje, ishte seanca e sotme e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq”.

Julida ndihet e këcënuar nga familjarët e ish të dashurit, i cili e ka braktisur, pasi mori vesh që ajo ishte shtatzënë, prandaj Eni Çobani i bëri thirrje autoriteteve të Librazhdit që të merren me rastin e saj.

Situata u rëndua emocionalisht dhe mes lotësh i kërkoi ndihmë të motrës dhe zonjës, Eni.

Julida Sula: Të lutem dua të më ndihmosh me gjyqet, dua të sistemohem me një punë.

Por motra e saj, Blerina tha se ajo se nuk ka më para për të ikur në Librazhd.

“Unë që sot, le ta dëgjojnë të gjithë, e le këtu motrën. Jam një grua e pamundur, me dy fëmijë. Le të rrijë këtu, nuk kam ku ta përplas, mbajeni ju. Nuk kemi më lek për rrugë. Hape çantën kemi vetëm 5 mijë Lekë me vete. Kam fëmijët pa bukë në shtëpi. Pse të mbaj unë përgjegjësinë. Unë kam borxhe, i kam fëmijët rrugëve. Jam shumë e rënduar, aman më ndihmoni, nuk kam ku të përplasem.

Një deklaratë me një mesazh të fortë dhe plot mirësi ka qenë ajo e Eni Çobanit në seancën e kësaj të diele në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela Shqiptare”.

Teksa Julinda është braktisur nga babai i fëmijës që kur ajo ishte shtatzënë, zonja Eni Çobani i bëri një premtim.

Eni Çobani premtoi se do e ndihmojë Julidën dhe vajzë pa baba nuk do ketë më në Shqipëri.

“Meqenëse e kam filluar këtë sezon po me një nënë me dy fëmijë të lënë nga një baba dhe po vazhdoj ta ndihmoj dhe për Julidën premtoj që vajzë pa baba nuk do të ketë më në Shqipëri. Djali i atij zotërisë që unë fola, apo djalë tjetër, do ja gjejë Gjykata. Atësinë do ja gjej unë dhe vajza do bëhet me baba. Pjesa e dytë që ku do çojmë Julidën me vajzën, deri kur të gjejmë atësinë kërkoj ndihmën e miqve dhe Bashkisë së Librazhdit që ti japim një dorë kësaj vajze të re dhe do e kthejmë jetën e saj në nga të zezë në të bardhë, tha Eni Çobani.

KENGA MAGJIKE!

BE coffee!

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ishte i ftuar këtë të diel për Çaj në BE Caffee, tek e “E Diela Shqiptare”.

Renato ka nxjerrë dy libra, “Sekretet e shijes” dhe “50 shijet e pastave”. I pyetur nga Bes Kallaku sesi janë “50 hijet e Renatos” ai tha se janë shumë mirë.

Bes Kallaku: Si janë “50 hijet e Renatos”?

Renato Mekolli: Janë kaq mirë sa s’ka ku të shkojë më….

Në emisionin e tij, Renato nuk tregohet dhe aq i dashur me konkurrentët, por premton se në fund do të zbutet.

“Do zbutem edhe unë nga i fundit”, tha Renato.

Lidhur me restorantin e tij, Renato tha se ai është dashuria e tij e parë dhe e vetme.

Për Çaj në BE Caffee, shef Renato tregoi dhe një histori që nuk ja uron askujt ta përjetojë. I ndodhur në një bankë në Greqi, ai është përballur me hajdutët e maskuar të cilët nën kërcënimin e armës vodhën kasafortën. Renato kishte shkuar për të derdhur një sasi parash dhe ajo që i erdhi në mendje, pasi pa grabitësit ishte të fshihte lekët. Po ku?

“Është vërtetë dhe është shumë e frikshme, mos ju ndodhtë. Kam qenë në bankë dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges. Njëri nxori pistoletën dhe pasi u ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të fusja lekët në brekë”.