Talk Show nga Ardit Gjebrea!

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Në kohën kur Marigleni u braktis krejtësisht nga familja, njohja dhe fejesa me Anairdën duhej të ishte si një kapitull i ri në jetën e tij. Por situatat e krijuara së fundmi rrezikojnë ndarjen e çiftit.

“Historia ime është një histori vuajtje, që fëmijë kam vuajtur. Babai vetëm pinte, më gjuante, më mbyllte në dhomë, ndërsa unë rrija në krah të mamit. Nga fëmijëria nuk mbaj mend të kem kaluar ndonjë gjë të bukur. Sa herë ata ziheshin unë mbështesja mamin dhe ai ushtronte dhunë ndaj nesh, por tani prej 2 vitesh janë divorcuar. Ne jetonim me babin, mami shkoi në Itali tek tezja, ku është edhe sot. Unë jetoja me babin në Shqipëri dhe më shante, më gjuante. Mbyllesha në dhomë, rrija vetëm, vinte në orët e para të mëngjesit i pirë. U njoha me një vajzë dhe i kërkova dorën familjes së saj pasi dolëm për pak muaj. Ata më pritën shumë mirë, sikur të isha djali i tyre. Ajo është 18 vjeçe. Familjarët e saj ranë dakort dhe shkuam tek babi të jetonim bashkë, por ai vazhdonte si më parë dhe më ofendonte në sy të saj. Ajo jetoi me mua për 5 muaj dhe më pas u largua, isha i vetmuar totalisht. Familjes së saj ia kam mbajtur të fshehtë derisa u largua vajza. Pas ikjes së saj u largova edhe unë tek një shok i ngushtë, kam gjetur një punë si shpërndarës brioshësh dhe po mbledh paratë që të marrim një shtëpi me qera”.

Sot Marigleni ka thirrur të fejuarën dhe vjehrrën e tij, për t’i premtuar se vajza e saj do jetë gjithmonë e lumtur pranë tij. Vjehrra Adriana vjen e para në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe tregon se ka qëndruar gjithë natën pa gjumë duke menduar se kush e ka ftuar.

Maringleni: Unë e di që vajzën tënde e ke rritur me shumë vështirësi, e ke sjell në jetë, je munduar të bësh më të mirën, por unë dua të bëj një premtim në sy të publikut, në sy të gjithëve. Vajza jote me mua do jetë më e lumtura në botë. Dua bekimin tënd si nënë që këtë lidhje ta mbajmë akoma më të fortë.

Adriana: Gjithmonë kërkojmë më të mirën për vajzën tonë, jam munduar me gjithë forcat që të ndryshoj gjithçka, i kam folur si nënë, jo si vjehrrë, por kur zhgënjehesh është e vështirë që të krijohet ai besimi prapë. Pjesa e xhelozisë është një sëmundje. Kur premtimet nuk i mban, vjen një moment dhe lodhesh dhe nuk i beson më. Kur unë të jap shans dhe ti nuk arrin ta mbash premtimin, nuk e dallon më të vërtetën nga gënjeshtra. Unë nuk kam kërkuar princin e kaltër, por thjesht të jetë i sinqertë, i denjë për familjen. Ajo është bota ime, është gjithçka kam, për atë jetoj.

Anairda vjen në studio dhe ulet pranë nënës së saj, teksa në ekranin përballë i shfaqet i fejuari i saj.

Mariglen: E di që shpeshherë të kam mërzitur, të kam ardhur shumë nga mbrapa, e kam tepruar me xhelozi, por sot dua të bëj një premtim. Siç kemi qenë më përpara të jemi prapë bashkë me njëri-tjetrin. Kam nevojë për dikë në krah të më mbështesi.

Marigleni duhet të mbajë premtimet e të përballojë sfida që duket se i tejkalojnë mundësitë e tij, sidomos financiare. Anairda po përballet me merakun e një nëne që kërkon më të mirën për vajzën e saj. E pafajshme në këtë mes është vetëm dashuria e tyre e sinqertë për të qenë bashkë deri në fund. Ne shpresojmë dhe urojmë që ata t’ia dalin!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Sfidat më të mëdha në jetë janë ato me shëndetin. Ndonjëherë sado i fortë të jesh, vjen një moment që dorëzohesh. Kristiana rrëfen betejën në heshtje të mamasë së saj Adriana dhe vjen në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’i bërë një apel. Surprizës i është bashkuar shoqja e ngushtë nga Italia, Rovena!

Rovena: Me Klodianën jam njohur në Greqi, por situata e saj tani na bëri të jemi më pranë njëra-tjetrës. Unë nuk kisha kohë të dilja me atë kur vija ta takoja, sepse ajo punonte shumë dhe vinte e lodhur, prandaj e lija të flinte. Gjithmonë, kur vinte koha për të dalë e zgjoja me një masazh dhe këngën e saj të preferuar “Adelina” të Shpat Kasapit.

Kristina, vajza e saj vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” për të surprizuar nënën pa e ditur që mikja e saj, Rovena, ndodhet aty.

Kristiana: Është gjëja ime më e shtrenjë. Vitin e kaluar nga një aksident, vuri re një lëmsh në gjoksin e majtë. Çdo vit bënte vizita dhe ishte e përgatitur për përgjigje si pozitive ashtu edhe atë negative, u diagnostifikua me kancer në gji, por çdo gjë kaloi mirë. Unë dhe shoqja e saj e ngushtë, Rovena e ndihmoi më shumë me dokumentet për t’i mundësuar operacionin jashtë. Pas operacionit në Itali, iku në Greqi për kimioterapi, ndërsa tani shkon për zemrën dhe bën gjilpëra, pasi i është dobësuar shumë, është e lodhur, mërzitur, sepse i ranë edhe flokët. Njerëzit që i kemi menduar më të largët i kanë qëndruar më pranë, sepse ne nuk mund të shkonim çdo javë në Greqi. Prindërit e mi janë të divorcuar, por babi ka qenë gjithashtu një mbështetje e madhe, janë akoma shok të mirë prej 15 vitesh që kur janë ndarë.

Klodiana mbërrin në studio pas mesazhit që i ka dërguar stafi i emisionit “E Diela Shqiptare”.

Kristiana: Je gjithçka për mua. Je lodhur, por ne gjithmonë kemi qenë pranë teje dhe do jemi. Këtë luftë e kemi nisur bashkë dhe do e përfundojmë bashkë.

Klodiana: Të dua shumë.

Në fund të mesazhit, asaj i japin një buqetë me trëndafilat blu të preferuar dhe i vendosin në sfond këngën e Shpat Kasapit që menjëherë të gjitha detajet lidhen me shoqen e saj. Adriana kishte nevojë të ngjallte forcën brenda vetes, jo të shihte dobësinë. E kush më mirë sesa vajza Kristiana dhe shoqja e ngushtë Rovena mund t’ia formësonin këtë gjë?!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Nënë e bijë, ishin këtë të diel protagoniste në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” Xhemilja ka 6 vite e martuar, por gjatë kësaj periudhe nuk ka mundur të ketë fëmijë. Bashkë me bashkëshortin ka vendosur të birësojë një fëmijë, por nëna Fiqirete është kategorikisht kundër kësaj ideje.

Xhemilja në rrëfimin e saj, tha se ka 6 vite martuar dhe bashkëshorti i saj nuk mund të bëjë fëmijë.

“Bashkëshorti im nuk lind dot fëmijë tani, edhe pse me martesën e parë ka një vajzë, ndërsa tani ka probleme. Kemi bërë vizita herë pas herë dhe ai doli me probleme, gjithmonë më ka akuzuar mua dhe më thoshte “unë e kam një fëmijë, ti ke probleme, por në fakt unë jam shumë mirë dhe mund të lind fëmijë”.

Ndërsa, zonja Fiqirete këmbëngul që vajza e saj ta lërë bashkëshortin.

“Kur ka dalë më probleme bashkëshorti lërë farë, ka burra pak, për çfarë e do një burrë që nuk lind fëmijë? Njeriu martohet për të krijuar familje, pa fëmijë nuk rrihet, më mirë rrije tek mami, jot. Ta kishe lënë që kur e more vesh. Duhet të kesh fëmijën e barkut tënd dhe nuk mbahet shpresa tek fëmija e botës.

Por, Xhemilja nuk bie dakord me nënën e saj.

“Unë nuk e lë, kurrë sepse nuk e dija që ai kishte probleme. Unë e kam vendosur se do birësoj një fëmijë dhe nuk e lë”.

Zonja Fiqirete, tregoi sesi është martuar vajza e saj, Xhemile me burrin.

“Nuk e kemi njohur, këta janë martuar me shkesë. Ai u prezantua që kishte një fëmijë më parë dhe tani me martesën me vajzën time, ka 6 vite dhe nuk bën fëmijë”.

Xhemilja është e prerë në vendimin që ka marrë dhe nuk do të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe do të birësojë një fëmijë duke i dalë kundër familjarëve të saj.

“Unë nuk e lë, unë shkoj shumë mirë me të dhe ai më do. Një doktori, i tha se mos ka kaluar temperaturë të lartë dhe kjo i ka shkaktuar probleme”.

Juristja Eni Çobani, tha se nga kontaktet që ka pasur më zotërinë, ai nuk e pranon që fëmija i parë nuk është i tij.

“Nga kontaktet që kam patur privatisht me zotërinë ai nuk e pranon që fëmija i martesës së parë nuk është i tij dhe kjo tregon se ose ai ka kaluar një sëmundje pas atij momenti ndoshta dhe në mënyrë ta paditur nuk e ka kuptuar që e ka dëmtuar në një drejtim. Ai dhe sot nuk e pranon faktin që nuk bën fëmijë dhe thotë ky ishte fati dhe e mbulon të gjithë bisedën me kaq. Ndërkohë që zonja në bazë të të gjitha analizave është e rregullt dhe mund të bëjë fëmijë. Zonja thotë se nuk e lë, ky është fati im dhe do të qëndroj me të”.

Juristja Eni Çobani e pyeti, zonjën Fiqirete se cila është arsyeja që nuk pranojnë që vajza e tyre të birësojë fëmijë.

“Ta ndajë burrin, se ka 6 vite martesë, tani do ishte bërë fëmija 4 vjeç. Ne jemi tronditur shumë. Unë nuk e pranoj në shtëpi, do ndahet me vëllezërit. Unë nuk kam mundësi të ndihmoj Xhemilen. Fëmija është lulja e jetë, unë prandaj e kam ta ketë fëmijën e barkut”.

Xhemilja prej disa muajsh nuk ka marrëdhënie të mira me familjarët e saj. Gjithashtu ata nuk e ndihmojnë dot që të sjelli në jetë një fëmijë vetë, pasi kërkohet një vlerë e konsiderueshme parash.

“Bashkëshorti im ka thënë që të marrim 10 milionë Lekë kredi, por unë nuk mundem, pasi ne marrim shumë pak para. Unë ja tregova të gjitha dokumentet doktoreshës dhe më tha, mblidh lekët dhe hajde, por unë nuk mundem”.

Xhemilja i kërkon familjes së saj se ka nevojë për mbështetjen e tyre dhe do ti ketë përkrah në çdo hap.

“Unë e kam vendosur për ta birësuar, dhe kam tre vite që kam bërë dokumentar. Familjaret më thanë se nuk do e pranojnë në shtëpinë e tyre nëse birësoj fëmijë. E kam marrë përshtatshmërinë, më vunë kush për të rregulluar shtëpinë dhe unë e bëra kam një vit, por tani më thonë që nuk ka fëmijë, por për 2 vite janë birësuar 85 fëmijë”.

Zonja Xhemile ka venë një kusht për birësimin e fëmijës dhe kërkon që ai të jetë nga mosha 1 deri në 2 vjeç, dhe djalë, por kushti që është vënë jo gjithmonë mund të përmbushet Komiteti i Birësimit, pasi fëmijët që vinë aty të quajtur të braktisur nuk janë gjithmonë të moshës që kërkon zonja.

Por Xhemilja, thotë se ka pasur dhe raste kur fëmijët kanë qenë të moshës që ajo kërkon dhe përsëri nuk e ka përfituar nga Komiteti i Birësimit.

Pas disa tentativa të bëra nga juristja Eni Çobani, që zonja Fiqirete të pranojë që vajza e saj të birësojë një fëmijë, mendimi i saj nuk ndryshoi. “Nuk pranoj dhe nëse ajo e merr, nuk do kujdesem kurrë për atë fëmijë që nuk është nga barku i saj”.

Xhemilja tregoi se ka bërë të gjitha përgatitjet e saj në shtëpi edhe pse nuk ka ende fëmijën e saj në dorë.

Zonja Eni Çobani tha se ndihet shumë krenare për xhesin dhe veprimin që Xhemilja po bën. Edhe pse ajo mund të lindë fëmijë vetë dhe vetëm për të mos lënë bashkëshortin e saj do të birësojë një fëmijë. Eni Çobani i premtoi se do të bëjë të pamundurën që Xhemilja të bëhet nënë.

BE coffee!