Policia e Gramshit ka arrestuar një 55-vjeçar në banesën e të cilit u gjet një kallashnikov dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Hetimi nisi pas kallëzimit që bëri fqinji i tij 53-vjeçar pas një konflikti që kishin të dy për dëmtimin e një peme frutore në fshatin Shënmrizë.

Policia shkoi për kontroll në banesën e 55-vjeçarit I.R. dhe zbuloi armën dhe arsenal municionesh.

55-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe prerja e druve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al