Sot dhe nesër do të keni mundësi të shikoni superhënën blu, fenomenin që ndodh çdo 2-3 vjet, kur ka dy hëna të plota brenda një muaji kalendarik.

Mbrëmjen e sotme, hëna do të shfaqet më e madhe se kurrë, për shkak se afrohet në pikën e saj më të afërt me Tokën, rreth 23 mijë kilometër larg. Distanca normale mes Hënës dhe Tokës është 384 mijë kilometra.

Kur hëna kalon në pikën më të afërt me planetin tonë, shfaqet më e madhe dhe më shndritshme. Edhe pse ky fenomen quhet superhëna blu, sateliti i Tokës nuk do të marrë asnjë ngjyrim blu. Në fakt, do të ketë nuanca të kuqe ose të verdhë në muzg.

Sipas NASA, superhëna do të shfaqet për 3 ditë. Ka nisur prej të dielës dhe do të vazhdojë të hënën dhe të martën.

Fenomeni i superhënës blu do të jetë më i dukshëm kryesisht në të gjithë Australinë. Madje, sipas shkencëtarëve, me dylbi do të keni mundësi të shikoni edhe unazat e planetit Saturn.

/tvklan.al