Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra janë bekuar nëntorin e kaluar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gueril.

Dyshja nuk ngurrojnë të shprehin gjithë dashurinë që kanë për të birin, por kanë preferuar që të mos ia zbulojnë portretin duke e mbajtur atë larg syve të publikut.

Mirëpo fansat janë shumë kuriozë për të mësuar si duket Guerili.

Së fundmi, bashkëshortja e artistit ka realizuar një bisedë virtuale në “InstaStory” ku dhe është pyetur në lidhje me këtë çështje.

“E keni bërë bajat mos me ia qit fytyrën djalit”, i ka shkruar ndjekësi në këtë rrjet social, të cilën ajo ka zgjedhur që ta bëjë publike duke i dhënë një përgjigje.

“Për gjithçka ekziston hera e parë. Më 27 nëntor prite po ta bëjmë qejfin”, ka thënë Ermira.

Në këtë bisedë virtuale vihet re po ashtu komenti i një tjetër ndjekësi, i cili ka pyetur se pse nuk ia shfaqin fytyrën të voglit.

“Guerilin e ruan All-llahu, jo ne, vetëm se nuk e kemi parë të arsyeshme ne si prindër që ta ia publikojmë”, u shpreh ajo. /tvklan.al