Berisha: Kuvendi Kombëtar do mblidhet me datë 11 dhjetor

Pasi i garanton 4200 firmëtarët se vullneti i tyre do të plotësohet, Sali Berisha e cilëson ilegjitime mbledhjen e kryesisë. Berisha fton dhe Lulzim Bashën të jetë pjesë e kuvendit të 11 dhjetorit dhe datën 18 që i propozoi kryesisë sipas tij ia ka sugjeruar Edi Rama.

Për të dy, si për kryeministrin dhe kryetarin e partisë së tij, ka një mesazh. Berisha mbështet propozimin e Palokës për t’u verifikuar formularët e nënshkruar nga 4200 delegatët nga përfaqësuesit e vendosur nga të dy palët.

I pyetur për akuzat që Basha i ka adresuar se firmat janë mbledhur nga Aqif Rakipi, Tom Doshi, Rahman Raja e Suel Cela, Berisha ju tregon gazetarëve për karakterin e kryedemokratit. Berisha mohon se vendimi për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit kur kryesia e PD-së vendosi një tjetër datë, çon drejt përçarjes këtë forcë.

Tv Klan