Koncerti në Birmingam siguron 16 milionë Dollarë

Ed Sheeran dhe Camila Cabello ishin mes yjeve të muzikës që dolën në skenë mbrëmjen e së martës  në një koncert televiziv që synonte të mblidhte fonde për një thirrje humanitare ukrainase.

Koncerti u zhvillua  në qytetin britanik të Birminghamit, ku performoi gjithashtu këngëtarja ukrainase Jamala, e cila fitoi 2016 në Eurovision Song Contest dhe veteranin e muzikës Nile Rodgers & Chic, si dhe grupet Snow Patrol dhe Manic Street.

Një moment prekës në mbrëmje ishte një performancë nga violinisti i ri virtuoz Illia Bondarenko i cili luajti “Verbovaya Doschechka”, një këngë e vjetër popullore ukrainase nga një strehë e bodrumit në Kiev së bashku me 94 violinistë nga e gjithë bota.

Shfaqja, e transmetuar në disa kanale televizive gjatë së cilës shikuesit mund të bënin donacione, shfaqi gjithashtu filma që tregonin përpjekjet e ndihmës në Ukrainë që kur Rusia nisi sulmin e saj më shumë se një muaj më parë. 

Organizatorët thanë se koncerti kishte mbledhur 16 milionë Dollarë të cilat do t’i dhurohen Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive pë Ukrainën.

Klan News