Prova e parë në botë mbi këto grupmosha me vaksinën astrazeneca

Një tjetër grupmoshë ajo midis 6 dhe 17 vjeç, do ti nënshtrohen për herë të parë testimit të Vaksinës së Oxford AstraZeneca. Studiuesit do të përdorin 300 fëmijë vullnetarë  për të  testuar efikasitetin e vaksinës Oxford/AstraZeneca.

Prova klinike do të vlerësojë nëse injektimi, i njohur si vaksina ChAdOx1 CoV-19, do të prodhojë imunitet të forte tek fëmijet e kësaj grupmoshe.

Andrew Pollard, drejtor i prodhimit të vaksinës AstraZeneca shprehë se ky vendim është shumë i rëndësishëm për të krijuar imunitet edhe tek moshat e reja.

”Ndërsa shumica e fëmijëve nuk janë relativisht të paprekur nga koronavirusi dhe nuk ka gjasa të mos bëhen mire me infeksionin, është e rëndësishme të  vendoset siguria dhe reagimi imunitar tek vaksina te fëmijët dhe të rinjtë, pasi disa fëmijë  mund të përfitojnë  nga vaksinimi.”

Provat e para do të bëhen këtë muaj, me deri në 240 fëmijë që marrin vaksinën dhe të tjerët marrin një goditje kontrolli.

Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve kane pohuar se ka prova që Covid-19 mund të shkaktojë vdekje dhe sëmundje të rëndë tek fëmijët, por që kjo është e rrallë.  “Roli i fëmijëve në transmetim, pasi të kenë marre infeksionin, është i paqartë, megjithëse nuk ka prova se ata janë më infektues sesa të rriturit. ”– thuhet në raport.

Klan News