Në takimet e para të “Talk Love Story” është  diskutuar në lidhje pëlqimet, ndërsa ditën e sotme në është folur për mospëlqimet. Në dhomën e kuqe protagonistët e formatit të dashursë kanë dhënë komentet e tyre në lidhje me si i shohin konkurrentët e tjerë.

E gjitha ka lindur në momentin kur fronistja, Daniela ka shprehur mospëlqim për njërin nga konkurrentët, konkretisht për Serxhanin.

Daniela: Për momentin dua të jap emrin e parë, i cili është Serxhani, i cili nuk më dha asnjë lloj shije, nuk më dha ngjyra. Nuk e di nëse më vonë, ndoshta Serxhani do të gjejë diçka tjetër që do të më magjepsi.

Nga ana tjetër, Serxhani është shprehur se e priste një gjë të tillë, ndërkohë që ka shtuar se ka pasur një debat me Danielën pas episodit të djeshëm të “Talk Love Story”.

Ndër të tjera ai ka thënë se i vjen keq nëse e ka ofenduar Danielën pasi ai “është rritur në një vend ku i respektojnë vajzat”.

Serxhani: E prisja. Në vilë isha disi i emocionuar dhe në atë moment isha më shumë i fokusuar te Dea. Doja të thoja se pas mbarimit të puntatës së djeshme, Daniela tha se ju djemtë jeni jashtë serie dhe unë bëra një koment negativ që i thashë nëse unë jam jashtë serie, ti për mua je jashtë loje dhe realisht i kërkoj ndjesë nëse është ofenduar. Unë jam rritur në një shtet tjetër ku vajzat respektohen dhe realisht i kërkoj shumë ndjesë.

Kjo deklaratë e tij ka sjellë një diskutim në studio dhe ka qenë pikërisht Kleona ajo që i është kundërpërgjigjur duke i thënë se edhe në Shqipëri respektohen femrat.

Kleona: Edhe në vendin tonë, në Shqipëri, vajzat respektohen dhe ti ke ardhur në Shqipëri dhe po rri në një vend dhe ke një shoqëri meshkujsh që respektojnë femrat, kështu që merr më shumë shembull sepse mesa kemi parë nuk po e tregon atë “të sjellshmin”.

Serxhani: Jam sjellë shumë i sjellshëm dhe shumë i kulturuar me të gjitha ju.

Kleona: Ku ka si çunat shqiptarë./tvklan.al