Titujt kryesorë 11 Shkurt 2010, ora 19:30

Nano në “Opinion”: Prisni të papriturën e radhës

Ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano, në pjesën e dytë të rrëfimit të tij për Opinion te Blendi Fevziut, thotë se PS është kthyer në një parti hermetike. Nano flet edhe për të ardhmen e tij politike, që sikurse shprehet ai, do të jetë surpriza e tij e radhës.

Pack: Kutitë, problem i Ramës me drejtesinë, jo me politikën

Eurodeputetja Doris Pack, deklaron se kërkesa e Edi Ramës për hapjen e kutive nuk është një problem i qeverisë, por një problem i tij me gjykatat. Sipas saj, askush në PE nuk mund të dalë mbi rezolutën që kërkon ndërprerjen e bojkotit.

Eshtrat, ja zonat ku vriteshin kundërshtarët e regjimit

Në Shqipëri ka të paktën 8 zona të njohura ku regjimi i kaluar ekzekutoi kundërshtaret e vet. Por gjetja e skeleteve është një proces i vështirë për shkak se në mjaft raste mungon edhe dokumentacioni në arkivën e ministrise së brendshme të kohës.

Rezoluta e PE: Ballkani në Bashkimin Europian, brenda 2014-ës

PE ka miratuar një draft-rezolute sipas së cilës mbështetet plani grek për integrimin e Ballkanit në BE brenda vitit 2014. Në Strazburg u theksua gjithashtu se anëtarësimi i Kraocisë i jep shtysë futjes së shpejtë të vendeve të tjera të rajonit.

BE, kompromis per shpetimin e Greqise nga kriza ekonomike

BE arriti kompromis për ti ardhur në ndihmë Greqisë së goditur rëndë nga kriza ekonomike. Gjermania dhe Franca duket të kenë dalë garant për pagesën e borxhit grek, nje siguri kjo e premtuar nga kryeministri grek Papandreu.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 11 Shkurt 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço