Titujt kryesorë 15 Janar 2010, ora 19:30

PS nuk respekton kushtet e saj, dy qëndrime për bojkotin

Partia Socialiste nuk respekton kushtin e vendosur nga vetë ajo për të hyrë në Kuvend dhe shfaqet me dy qëndrime të ndryshme. Deputetë të saj thanë sot se do t’i jepnin fund bojkotit nëse parlamenti do të mblidhej në seancë të jashtëzakonshme. Por pas plotësimit të këtij kushti, Rama tërhiqet.

Islami: Nuk e djeg mandatin, do të respektoj zgjedhësit

Por njëri prej eksponentëve të PS, Kastriot Islami ka deklaruar publikisht se ai nuk do ta djegë mandatin dhe do të respektojë votuesit. Islamin pritet ta ndjekin edhe deputetë të tjerë socialistë.

Berisha, drejtuesve të universiteteve: Menaxhoni mirë fondet

Kryeministri Berisha u kërkoi stafeve drejtuese të universiteteve të menaxhojnë siç duhet fondet për investimet dhe të zbatojnë kriterin me zero tolerancë ndaj veprimeve korruptive.

Uji vazhdon të tërhiqet, BB premton projekte për Shkodrën

Përmirësohet ndjeshëm situata në zonat e përmbytura të Shkodrës. Uji është tërhequr edhe nga 1 mijë hektarë tokë dhe disa shtëpi. Banka Botërore vlerëson menaxhimin e situatës dhe premton projekte rehabilitimi për zonën.

KEK: Nuk i kemi shitur energji Shqipërisë në Dhjetor

Drejtori i Koorporatën Elektroneregjitike të Kosovës ka hedhur poshtë akuzat e PS se koorporata që ai drejton i ka shitur energji Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor.

Reshjet mbushin Bovillën, Tirana me shumë ujë në verë

Reshjet e këtyre ditëve kanë ngritur nivelin e ujit dhe në liqenin e Bovillës, që furnizon me ujë pjesën më të madhe të kryeqytetit. Drejtuesit e tij premtojnë furnizim më të mirë dhe në verë.

Haiti i mbuluar me kufoma, kërcënohet përhapja e epidemive

Haiti i rrënuar nga tërmeti po kërcënohet nga përhapja e epidemive të ndryshme për shkak të kufomave që gjenden ende në rrugë apo në mungesë të ujit të pijshëm.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 15 Janar 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço