Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar përsëri SPAK-ut që të nisë hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual të Durrësit Pirro Vengu, i cili mban detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.

Shkak për këtë shtesë në kallëzimin e bërë në 31 Korrik, demokratët thonë se janë bërë disa shkelje ligjore që ish drejtori i Portit të Durrësit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Opozita e akuzon Vengun për favorizim të kompanive koncesionare dhe 11 procedura prokurimi në shkelje të ligjit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën e 62 mln eurove.

Tv Klan