Titujt kryesorë 25 Qershor 2009, ora 19 30

Hapet rruga Durres–Kukës, Prishtina më pranë Tiranës

Prej ditës së sotme Tirana e Prishtina janë më afër. Në mesditë është inaguruar hapja e rrugës Rrëshen–Kalimash, vepra më e madhe inxhinierike dhe segmenti më i rëndësishëm rrugor në vend.

Erdogan: Gazsjellësi Azi – Europë do kalojë edhe në Shqipëri

Kryeministri turk, Taip Erdogan, deklaroi në fjalën e tij në ceremoninë e inagurimit të rrugës Rreshen – Kalimash se qeveria e tij do të bëjë të mundur kalimin e gazsjellësit Azi – Europe përmes Shqiperisë.

PD: Rama, spot elektoral me dhimbjen e Gërdecit

Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se po përdor politikisht tragjedinë e Gërdecit dhe njerëzit e lënduar prej saj. Për të faktuar këto akuza, zëdhënësja Bregu shfaqi disa pamje filmike të marra gjatë përgatitjes së një spoti elektoral të Partisë Socialiste, me një prej personave të prekur nga shpërthimi i 15 Marsit.

Tension në KQZ, anëtarët socialistë braktisin mbledhjen

Një ditë pas vlerësimeve të marra nga ambasada amerikane për frymën konsensuale në KQZ, anëtarët socialistë të tij braktisin mbledhjen, pas një debati të shkaktuar për mënyren e votimit të disa të burgosurve.

LSI mbyll fushatën elektorale në Tiranë. Miting te sheshi Skënderbej

LSI mbyll fushatën elektorale në Tiranë në një miting në sheshin Skënderbej. Kreu i kësaj partie deklaroi mbrëm në “Opinion” se më 29 Qershor ai do të jetë kryeministri i vendit, por nuk sqaroi se si do ta arrinte këtë objektivë të fortë politik.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 25 Qershor 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi