Një ditë pasi Kryeministri Rama paralajmëroi padi ndaj demokratëve, të cilët e akuzojnë se ka përfituar 224 mijë metër katror tokë në zonën më turistike dhe panoramike të bregut në Vuno, opozita ka vijuar me denoncimin e radhës.

Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në selinë blu, Ivi Kaso, kryeministri pranoi në reagimin e së hënës se nuk ka asnjë akt regjistrimi për këtë sipërfaqe që ka marrë dhe se 13 mijë hektarë tokë janë në bregdet, ndryshe nga sa pretendon kreu i qeverisë që janë kullotë.

Kaso u shpreh se Kryeministri Rama nuk nxorri si dëshmi asnjë dokument shpronësimi apo dokument kadastre të vjetër ose të ri që tregon se prona është emër të tij dhe familjarëve. Partia Demokratike thotë se dokumentet për këtë çështje janë gati dhe do të dorëzohen në SPAK.

Tv Klan