Titujt kryesorë 26 Maj 2010, ora 19:30

Heqja e vizave, Kolegji i Komisionerëve jep vendimin

Kolegji i Komisionerëve ka miratuar rekomandimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen. Një hap pozitiv ky për futjen e të dy vendeve në listën e bardhë Shengen.

Berisha: Në Strasburg s’pati ultimatum, po punojmë për zgjidhjen

Në takimin e Strasburgut nuk ka patur asnjë ultimatum për zgjidhjen e ngërçit politik. Kështu deklaroi sot kryeministri Berisha, duke i cilësuar si primitive tentativat për opsione të tilla, por duke shprehur vullnet për gjetjen e zgjidhjes përmes respektimit të Kushtetutës.

Islami: PS është shndërruar në parti biznesmenësh

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami tha mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se Edi Rama e ka kthyer forcën kryesore të së majtës në një parti biznesmenësh dhe sqaroi arsyet se përse kërkesa e Ramës për hapjen e kutive është një kauzë e humbur.

Turistët maqedonas: Bregdeti shqiptar, destinacioni i preferuar

Bregdeti shqiptar mbetet edhe këtë vit destinacioni i preferuar për pushuesit maqedonas. Në orientimin e tyre drejt plazheve tona po ndihmon edhe një spot publicitar i Ministrisë së Kulturës, që për herë të parë po shfaqet edhe në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë.

OBSH: Ndotja e ajrit në Tiranë, 30% mbi normat e BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytetin shqiptar  ka kaluar me 30% normat e lejuara nga Bashkimi Europian. Matjet janë kryer me aparatura të specializuara.

Juliana Pasha, “prima dona” në Eurovizion

Mediat e huaja e kanë vlerësuar pozitivisht performancën e Juliana Pashës mbrëmjen e kaluar në skenën e Eurovizionit në Oslo, duke e cilësuar atë një “prima dona” që pati një paraqitje të jashtëzakonshme.

Skënderbeu mund Kamzën, korçarët qëndrojnë në Superligë

Skënderbeu ka mundur ekipin e Kamzës, duke i siguruar korçarëve qëndrimin në Superligë. Protagonistët ia kanë dedikuar këtë sukses grupit të sponsorve të ekipit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 26 Maj 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço