Spiker: Reis Çiço

TITUJT KRYESORË

109-vjetori i Pavarësisë bën bashkë krerët e shtetit në Vlorë, por ata shmangin njëri – tjetrin. PD feston edhe Çlirimin.

Nis puna për aeroportin e Vlorës, përfundon më 2024. Rama: Vepër historike, aleancë me aeroportin e Mynihut.

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, humb jetën 12-vjeçarja. Lëndohet babai i saj.

4 viktima dhe 418 raste të reja me Covid në 24 orë. Omicron frikëson Europën. Shtetet rikthejnë masat.

Shqiptarët zgjedhin Stambollin dhe Dubain për festat e Nëntorit, qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia preferojnë Durrësin.