gjykata e egjiptit okNjë gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 683 persona duke përfshirë edhe udhëheqësin e Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Badie.

Lajmi është konfirmuar nga avokatët mbrojtës. Me këtë grup po gjykohet edhe presidenti i rrëzuar, Mohamed Morsi i cili po përballet me akuzën për vrasje lidhur me një sulm në një stacion policior vitin e kaluar.

E njëjta gjykatë ndryshoi edhe 492 dënime me vdekje nga 529 të miratuara në mars. Shumica e dënimeve u konvertuan me burgim të përjetshëm.

Tv Klan