4000 vite më parë egjiptianët e lashtë u përpoqen të trajtonin sëmundjen e kancerit.

Studiuesit gjetën prova të shenjave të prera në një kafkë rreth një plage të madhe që besohet se ishte shkaktuar nga rritja e një mase kanceroze. Ata thonë se kafka ku janë vënë re këto shenja të prera i përket një burri të moshës 30-35 vjeç.

Prerjet të cilat thuhet se janë bërë me një mjet metalik tregon se në atë kohë egjiptianët në fakt po kryenin ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, nuk dihet nëse tumoret u hoqën ndërsa pacienti ishte ende gjallë, ose pas vdekjes.

Arkeologët e konsiderojnë kafkën, si një nga shembujt më të vjetër të sëmundjes malinje në botën e lashtë, që daton midis 2686 para Krishtit dhe 2345 para Krishtit.

Klan News