Pas atentatit ndaj Donald Trump shumë liderë botërorë dënuan ngjarjen publikisht, por Mbreti Charles ka zgjedhur një formë tjetër.

Monarku i ka shkruar një letër private ish-presidentit, përmbajtja e së cilës mbetet sekret për mediat. Mesazhi i Mbretit për Trump u dorëzua të dielën përmes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Uashington.

Trump dhe Charles njihet për një marrdhënie të afert mes tyre. Në fillim të këtij viti, Trump e cilësoi Mbretin si një njeri të mrekullueshëm dhe tha se do të lutej për një shërim të shpejtë dhe të plotë pasi u njoftua se Charles ishte diagnostikuar me kancer.

Vetë Trump ka shprehur më herët simpatinë për familjen mbretërore, veçanërisht për Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth.

Klan News