Qindra drejtues mjetesh qëndrojnë në trafik për minuta me radhë çdo ditë në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja”.

Hyrja kryesore e Tiranes për makinat që vijnë nga veriu dhe jugu i Shqipërisë është nje makth për drejtuesit e automjeteve.

Ekspertët e qarkullimit rrugor thonë se zgjidhja e vetme është mbikalimi. Një projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar parashikon një nyje mbi dhe nënkalim, me një rrethrrotullim që nuk e pengon fluksin e lëvizjeve në dy akset kryesore që kryqëzohen.

Ekspertët shpjegojnë se ky rrethrrotullim ka qenë burimi kryesor i kaosit të shkaktuar në hyrje të kryeqytetit për disa arsye.

“Ka pasur hyrje dhe dalje nga unaza, lidhej me autostradën dhe shkaktonte kaos”.

Policisë rrugore i duhet të angazhojë gjatë gjithë ditës efektivë të saj për ta lehtësuar disi lëvizjen. Por edhe kjo ndërhyrje është pa rezultat.

Me mbikalimin, lëvizja për hyrje – daljet në Tiranë në rrugën që lidhet me autostradën Tiranë – Durrës, nuk do të ketë më ndërprerje.

Pa ndërprerje do të jetë edhe vazhdimi i unazës nga Shkolla Teknologjike në drejtim të Paskuqanit, duke shmangur kështu që dy flukset kryesore të makinave të derdhen në një rrethrrotullim si ky eksiztuesi, që nuk mundet t’i përballoje ato në asnjë rast.

Tv Klan