Kërkohej për drogë

Një 21 vjeçar është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë pasi kërkohej për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Policia njofton se shtetasit shqiptar A. Xh., 21 vjeç, lindur në Gjoricë e Epërme, Dibër ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 333, datë 15.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg kanabis, të cilën shtetasi A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut./tvklan.al