Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Leçes në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një ish-bankier i njohur.
Bëhet fjalë për 69-vjeçarin Giovanni Caramuscio, i cili prej disa vitesh kishte dalë në pension.
Mediat vendase raportojnë se ai është vrarë teksa ka dalë nga makina e tij dhe po shkonte drejt një bankomati për të tërhequr para. Në makinë Caramuscio ishte me bashkëshorten, e cila ka parë të gjithë skenën e krimit.
Sipas dinamikës së ngjarjes të publikuar deri tani, ish-bankieri është sulmuar nga dy persona të cilët dyshohet se janë shqiptar.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka rënë në pranga 31-vjeçari shqiptar Paulin Meçaj.
Po ashtu bëhet me dije se autorët janë filmuan nga kamerat e sigurisë të bizneseve afër vendit të ngjarjes dhe mësohet se ishin maskuar duke mbajtur në fytyrë maska kundër Covid.
Policia ka nisur hetimet, por ende nuk dihet motivet e këtij krimi./tvklan.al