Nata e dytë e spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan starton edhe garën e eleminimeve. Tre çiftet më pak të vlerësuar të mbrëmjes u përballën në një kërcim të njëjtë brenda të njëjtit sekondazh. Arbnora Ademaj, Igli Zarka dhe Valon Shehu u përballën me njëri-tjetrin dhe tani presin vendimin e jurisë.

Ilir Shaqiri: Nuk është e thjeshtë sepse ta shpjegoj, unë do vlerësoj për këtë sfidë që pashë tani, për këtë sfidë që është e njëjtë për të tre dhe koha është shumë e shkurtër e performancës që bënë dhe sytë na bënë tek a çift me thënë të drejtën, duke u përpjekur të dallojmë ato që janë defektet dhe gjërat e bukura. Unë mendoj që “Dance Albania” mbaron për Arbnorën.

Alketa Vejsiu: I largohet një brilant kastit tonë, nuk e prisnim. Arbnora, nuk e prisnim për asnjërin nga ju të tre.

Arbnora Ademaj: Ç’të bësh? Të paktën ishte kënaqësi, faleminderit.

Ilir Shaqiri: Unë ta them edhe pse. Padieshka finale e Iglit dhe e Valonit qe artistikisht më e bukur, më e mbajtur dhe pati një peshë muzikore në të gjithë gjënë, kurse ti zbrite pak më përpara. Ama, të marrë në kompleksivitetin e gjësë, hapat ishin në sinkron me të tre çiftet, por u bazova te ky detaj i vogël.

Alketa Vejsiu: Kemi një varëse me perla dhe çdo natë do shkëputet nga kjo perlë. Arbnora, faleminderit shumë, ke qenë fantastike. Ishte shumë kënaqësi që kishim Kosovën këtu./tvklan.al